GRANDEMALL

Serbit të Kosovës, dënim të përjetshëm për vrasjen e gruas me sëpatë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Sava S. “me dhunë brutale e ka ekzekutuar viktimën në mes të rrugës dhe e ka dëshiruar vdekjen e saj ”, ka thënë prokurori

Në dhjetor të vitit 2010, Sava S., 58 vjeçar një serb nga Kosova kishte mbytur ish bashkëshorten e tij 52 vjeçe me një sëpatë, në mes të rrugës, në Cyrih. Dje, një gjykatë e Cyrihut e ka dënuar serbin me burg të përjetshëm për vrasje të rëndë.

Rasti i vrasjes kishte bërë jehonë të madhe në Cyrih e më gjerë. Kishte pasur mjaft dëshmitarë që, atë ditë dhjetori, rreth orës 8.15 të mëngjesit e kishin parë skenën e tmershme kur, tashmë i dënuari, ishte ndalur me makinë në rrugë, kishte kërcyer nga makina dhe kishte sulmuar me sëpatë gruan me vështirësi në ecje, që po kthehej nga puna.

Disa kalimtarë që kishin provuar të ndërhynin, ishin bërë ehde vetë cak i sulmit. Gruaja e goditur me sëpatë vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa vrarësi qe paraqitur vetë në polici.

Si motiv për vrasjen ai kishte përmendur moslejimin nga ish-gruaja që të takonte vajzën e përbashkët 16 vjeçe. Kjo e fundit ndërkaq ka deklaruar se vetë i ka ikur takimeve me të atin.

Mobi Casa

Para trupit gjykues, Sava është munduar të nxirret duke thënë se ka pasur “një pëlcitje filmi. Unë nuk e di se çfarë ka ndodhur atë mëngjes. Unë nuk kam dashur ta vrisja”. Ndërsa avokati ka shtuar se klienti i tij ka vuajtur shumë nga ndarja e gruas dhe vajzës. Ai ka kërkuar një dënim me 5 vjet burg për goditje vdekjeprurëse.

Por prokurori i ka konsideruar jo të besueshme deklarimet e vrasësit. Sava S. “me dhunë brutale e ka ekzekutuar viktimën në mes të rrugës”, ka thënë ai. Kush godet disa herë me sëpatë jo vetëm që e merr në konsideratë vdekjen e personit të goditur por ai edhe e dëshiron pikërisht atë”. Edhe më parë, Sava S. E kishte keqtrajtuar , rrahur dhe ngulfatur bashkëshorten. Për këtë, në vitin 2005 ai kishte marrë një vërejtje penale.

Si rezultat, prokurori i ka shqiptuar atij dënimin maksimal, burg të përjetsjhëm për vrasje të rëndë. Kjo masë dënimi nënkupton që i dënuari në asnjë variant nuk mund të dalë nga burgu pa i mbajtur 15 vjet burg.

Pala e dënuar nuk e pranon vendimin gjyqësor. Avokatio i tij ka thënë se do të atakojë këtë vendim në një instancë më të lartë.(albinfo.ch)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.