RCCOLA

Serbia të heq dorë nga proceset e montuara

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Sadri Jakupi babai i Lirim Jakupit tha për rajonipress se Gjykatat e Serbisë duhet të anulojnë të gjitha proceset e tyre të montuara ndaj ish pjesëtarëve të UÇPMB-së.

Edhe pse Lirim Jakupi është liruar nga EULEX-i të martën nga të gjitha akuzat që lidhen me vitet 2003 dhe 2007 ai do të vazhdojë të qëndrojë në Dubravë për shkak se ka edhe një vit burgim për një rast tjetër të gjykuar më herët.

Megjithatë shpallja e tij si i pafajshëm në akuzat e ngritura nga EULEX-i të bazuara nga deklaratat e dy dëshmitarëve anonim i kanë kushtuar me vite, jo vetëm Lirim Jakupit po në përgjithësi familjes ë tij dhe të gjithë ish pjesëtarëve të UÇPMB-së të cilët janë dënuar ose gjykuar në forma të ndryshme nga gjykatat serbe.

UBT

Sadri Jakupi babai i Lirim Jakupit tha për rajonipress se atij dhe familjes së tij i kanë kushtuar këto procese të montuara. “EULEX-i bëri mirë që besojë në pafajësinë e Lirimit të cilën e kishte dëshmuar që nga fillimi. Megjithatë u deshtë shumë kohë, shumë investim dhe mund që të vijmë deri te finalja” tha Jakupi.

Sadri Jakupi tha se nuk ndihet ende i qetë e as i lumtur derisa ka shumë pjesëtar të UÇPMB që me të njëjtat akuza ndodhen në burgjet e Serbisë. “Serbia tani duhet ta kuptojë se akuzat e montuara nuk e kanë jetën e gjatë. EULEX ka hetuar në detaje dhe ka shtjelluar qindra prova e dëshmi, por në fund doli se ishin vetëm montime dhe asgjë tjetër. Djali im është akuzuar për terrorizëm dhe është një akuzë shumë e rëndë, por falë zotit nuk doli se Lirimi ishte i implikuar në ato vepra” tha Jakupi.

Edhe Jonuz Muzliu ish përfaqësues politik i UÇPMB-së ndihet i relaksuar paksa pas shpalljes së pafajshme të Jakupit. “Kjo është ditur që nga fillimi, por ne kemi ende pjesëtar të luftës që po kalben burgjeve të Serbisë. Ne e kemi thënë se këto gjykime politike janë të papranueshme dhe dëshmia më e mirë është rasti i Lirim Jakupit” tha Musliu./rajonipress/