FIDANISHTJA

Serbia rikthehet nga qielli

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nga Enis Veliu – Deri më tash Serbia e ka “pushtuar” Kosovën nga toka në aspektin ekonomik, duke eksportuar produkte ushqimore e joushqimore, por tash e tutje një gjë të tillë do ta bëjë edhe përmes qiellit. Rikthimi i linjës ajrore Prishtinë – Beograd do të jetë temë e debatit mes takimit të radhës së kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë në negociatat që po mbahen në Bruksel. Tashmë është çështje muajsh kur aviokompania serbe “Air Serbia” pritet t’i nisë fluturimet Beograd – Prishtinë.

Nisja e fluturimeve të tilla, për herë të parë që nga paslufta, pritet të ndodhë falë marrëveshjes së nënshkruar mes dy partive në koalicionin qeverisës, PDK-LDK, dhe Listës “Srpska” të arritur në dhjetor të vitit të kaluar.

Aviokompania serbe parashihet t’i nisë fluturimet Beograd – Prishtinë dhe anasjelltas, ndonëse të gjitha kompanitë që fluturojnë për dhe nga Aeroporti i Prishtinës që nga paslufta nuk lejohen ta shfrytëzojnë hapësirën ajrore të Serbisë, i cili kufizim ka ndikuar që çmimet e aviobiletave të mbesin të larta.

Për shkak të moslejimit të shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Serbisë, kostoja e fluturimit

të një avioni është rritur përmbi 5000 euro apo dhjetëra miliona euro që nga paslufta, të cilat i kanë paguar pasagjerët kosovarë.

Po ashtu, para pak ditësh Qeveria e Kosovës e udhëzoi Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare që të bëjë autorizimin e përkohshëm dhe të kufizuar për operatorin e ri serb të telefonisë mobile “MTS” që të fillojë së punuari në Kosovë nga koha kur vendit do t’i miratohet kodi telefonik 383.

Uji Dea

Por, çuditërisht ky operator për më shumë se një dekadë në disa pjesë të Kosovës ka funksionuar në mënyrë ilegale, duke dëmtuar rëndë buxhetin e shtetit.

Deri më tash me shtetin serb Kosova ka arritur shumë marrëveshje si në aspektin ekonomik, atë arsimor, por edhe në fusha të tjera, por fatkeqësisht pjesa dërrmuese e tyre edhe më tutje nuk po zbatohet fare.

Shteti serb vazhdon të mos i jetësojë në praktikë marrëveshjet e nënshkruara me palën kosovare në Bruksel. Së fundmi, autoritetet serbe po mbajnë të bllokuar biznesmenët kosovarë, pasi që nuk po i njohin certifikatat për transport të mallrave të rrezikshme.

Nga fundi i vitit të kaluar asnjë autobot për transportin e materieve të rrezikshme me targa të Republikës së Kosovës (RKS) nuk po lejohet të ngarkohet në instalimet e rafinerive në shtetin serb. Kjo bllokadë ka detyruar biznesmenët kosovarë t’i largojnë nga puna shoferët e autoboteve dhe të paguajnë autobote me targa të shtetit serb, në mënyrë që ta realizojnë importin. Kjo ka bërë që edhe kostoja e transportit të rritet për 400 euro për autobot. Po ashtu, në aspektin arsimor, njohja reciproke e diplomave universitare është dashur të ndodhë qysh moti, por edhe kjo çuditërisht nuk është zbatuar në praktikë. E tash së fundmi u tha se kjo marrëveshje do të fillojë të zbatohet në praktikë nga një marsi i këtij viti.

Që nga fillimi i bisedimeve e deri më tash pothuajse të gjitha marrëveshjet e nënshkruara kanë qenë në favor të palës serbe. E ato që i ka favorizuar pala shqiptare thuajse nuk janë zbatuar asnjëherë në praktikë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.