Eko Higjiena

Kur dështimi bëhet rend dite – një zhgënjim kombëtar në Kuvend

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nga Ujmir Krasniqi – Kuvendi i Kosovës, tempulli i demokracisë sonë, po shndërrohet dita-ditës në një teatër të absurdit, ku seancat e thirrura për zgjedhjen e udhëheqësve të ardhshëm po dështojnë njëra pas tjetrës. Nuk është vetëm një çështje e numrave, është një dështim moral, institucional dhe kombëtar.

Pozita, me gjithë peshën e përgjegjësisë që mban, ka dështuar të krijojë një frymë gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese. Përkundrazi, arroganca politike dhe mungesa e vizionit për dialog kanë lënë hapësirë për boshllëk institucional.

Kërkesa për legjitimitet nuk mund të mbështetet në inate politik apo në fjalime pompoze që nuk sjellin asgjë konkrete në tryezë.

Hidromorava

Nga ana tjetër, opozita po shfaqet e përçarë, e paqartë në qëndrime dhe pa një strategji të qartë për të ndikuar realisht në rrjedhën e zhvillimeve. Bojkotimi, mungesa në seanca apo thjesht heshtja përballë dështimeve, nuk janë formë rezistence ato janë kontribut i heshtur në krizë.

Kjo mungesë koordinimi ndërmjet pozitës dhe opozitës është më shumë sesa një keqkuptim politik, ajo është një fyerje për qytetarët e këtij vendi që presin përgjegjësi, vendimmarrje dhe udhëheqje.

Kosova meriton më shumë. Ky vend meriton liderë që dinë të ulen bashkë, të dialogojnë dhe të veprojnë në interes të qytetarëve, jo të atillë që luajnë shah me të ardhmen e popullit. Sepse në fund të fundit kur dështojnë institucionet nuk humbet një palë apo tjetra, humbet gjithë kombi…!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.