Uji Dea

Serbia po tenton ta devijojë marrëveshjen

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se në takimin e së martës në Bruksel do të bisedohet edhe për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve lokale.

Ajo ka thënë se pret angazhim më të madh nga Brukseli për t’ia interpretuar edhe një herë Serbisë pikën 11 të marrëveshjes, ku interpretohet qartë se zgjedhjet lokale në Kosovë bazohen në ligjet e Kosovës. “Pres që BE-ja edhe një herë ta konfirmojë këtë qartësi në relacion me palën serbe, e cila, siç kemi parë, ka shfaqur disa tendenca politike për devijim nga marrëveshja. Prandaj, BE-ja si ndërmjetëse dhe garantuese e marrëveshjes duhet t’ia bëjë të qartë palës serbe se zgjedhjet lokale bazohen në ligjet e Kosovës”, ka thënë Tahiri për “Epokën e re”.

Mobi Casa

Kurse sa i përket deklaratës së ish-ambasadorit gjerman Ernst Reichel, se zgjedhjet në Gjermani mbahen pa simbole shtetërore, Tahiri ka thënë se shteti i Kosovës i ka praktikat e veta që bazohen në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. “Diplomatët e ndryshëm natyrisht se kanë dëshirë të japin kontribut për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe sigurisht se edhe ne jemi të njoftuar se ka praktika të ndryshme se si dizajnohen fletëvotimet, ndërsa dhe shteti ynë i ka praktikat e veta që bazohen në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Kjo është konform marrëveshjes për normalizim. Pika 11 e marrëveshjes thotë qartë: zgjedhjet lokale në Kosovë bazohen në ligjet e Kosovës”, ka thënë Tahiri. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.