Hidromorava

Serbia përmendoren e UÇPMB-së e do te varret ose në oborr xhamie!

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Varrezat e dëshmorëve apo oborri i ndonjë xhamie janë vendet të cilat përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë i kanë rekomanduar lidershipit shqiptar në Luginë që ta vendosin shtatoren me emrat e 25 dëshmorëve shqiptarë të ish-UÇPMB-së.

Këtë propozim zyrtarët e qeverisë serbe e kanë dhënë të enjten gjatë një takimi që kanë pasur me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës si dhe me ambasadorin e SHBA-së në Beograd, Michael Kirby, me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Michael Devenport, me përfaqësues të BE-së, si dhe me përfaqësuesit e OSBE-së.

Mobi Casa

Propozimet e dhëna në takimin e mbajtur në Bujanovc dhe që ka zgjatur më shumë se dy orë, janë vlerësuar të papranueshme nga përfaqësuesit shqiptar.(koha)