RCCOLA

Serbia për 12 vjet për Luginën e Preshevës dhuroi 110 milionë ndihma dhe 110 vjet burg

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Bujanoc – Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për 12 vjet në komunë ka investuar një total prej 75 milionë eurosh, ndërsa komuniteti ndërkombëtar me 35 milionë euro, ka deklaruar sot në Bujanoc drejtori i këtij trupi koordinues Zoran Stankoviç, me rastin e 12-vjetorit të këtij uniteti, ku prezantuan tre kryetarët e komunave të jugut të Serbisë Ragmi Mustafa (Preshevë), Sllobodan Drashkovic (Medevejgë) dhe Dr.Nagip Arifi (Bujanoc).

Duke rënë dakord me Stankoviçin rreth investimeve në fushën e infrastrukturës, kryetari i komunës së Bujanocit Dr. Nagip Arifi ka thënë se gjatë kësaj periudhe ende mungojnë zhvillimi ekomomik i rajonit dhe përfshirja e shqiptarëve në institucionet shtetërore të Serbisë. Ndryshe nga kryetari i Bujanocit, për atë të Preshevës Ragmi Mustafa „shqiptarët ende ndihet të diskriminuar në Serbi dhe akoma atyre i mohohen të drejtat e gjuhës amtare, tekstet shkollore dhe flamuri..“„Presheva Jonë“

„Për 12 vjet në komunë ka investuar një total prej 75 milionë eurosh, ndërsa komuniteti ndërkombëtar me 35 milionë euro, ka deklaruar sot në Bujanoc drejtori i TK z.Zoran Stankoviç, me rastin e 12-vjetorit të Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë..“ Nga kjo mund të thuhet se 110 milion ndihmat e Serbisë ofruar Luginës së Preshevës këto vitet e fundit përputhet me 110 vjet të dhuruar po ashtu nga Serbia për shqiptarët e Luginës.

“Përveç koordinimin e aktiviteteve, Trupi Koordinues ka luajtur një rol të rëndësishëm për pajtimin mes të gjitha komuniteteve etnike në jug të Serbisë si dhe përmirësimin e infrastrukturës”, ka deklaruar Stankoviç. “Trupi Koordinues duhet të jetë në të ardhmen duhet siguruar pozitën e shqiptarëve në këto fusha të cilat kërkojnë përmirësim”, ka shtuar Ragmi Mustafa.

RCCOLA

Ky vit ka filluar Trupi koordinues dhe mbështetjen e zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në rajonin prej 40 milion euro, ndërsa vitin e ardhshëm fondet do të rritet në 60 milion euro, “tha Stankoviç.

Koordinatori i Zyrës së OSBE-së për Evropën në Serbin Erik Menton tha se bashkësia ndërkombëtare është një partner i rëndësishëm në këtë fushë vetëm Trupi koordinues. Sipas zotit Menton “Në sajë të partneritetit tonë ne kemi pasur sukses në krijimin e një polici shumetnike dhe autoritetet lokale”.

Kurse kryetfri i Medvegjës Sllobodan Drashkoviq falënderoi Trupit koordinues për kontributin në 12 vitet e fundit dhe ka bërë thirrje për më shumë mbështetje të ekonomisë. Përfaqësuesit e Trupit koordinues të Ministrisë së Shëndetësisë vizituan edhe Preshevën për të shënuar fundin e punës ndërtimore në repart ambulatore, duke ju premtuar ndihma.