RCCOLA

Serbia nuk mund ta destabilizojë Kosovën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti-Kjo politikë e Serbisë nuk mund ta destabilizoi Kosovën, pasi Kosova si vend është e përcaktuar për të ardhmen e saj evropiane. Politika e gjymtë dhe pa perspektivë e Serbisë, po tregon se kjo politikë nuk ka të bëjë me aspiratat e këtij vendi për Evropë ka thënë Behxhet Pacolli në Viti.

Pacolli ka thënë se Kosova është në anën e bashkëkombëseve të vetë në Preshevë, dhe do të mbështesë ata për një jetë më të mirë. Pacolli këto komente i bërë të dielën në Viti, në Kuvendin e tretë zgjedhor të degës së partisë së tij AKR, ku krahas situatës politikë në Luginë të Preshevës, para delegatëve të pranishëm foli edhe për zhvillimet brenda vendit, ku fokus të veçantë i kushtoi angazhimit për zhvillim ekonomik.

Ai ka thënë se programi i AKR-së është programi më atraktiv për qytetarët e Kosovës, pasi dhe si tillë mundëson zhvillimin ekonomik dhe zvogëlimin e papunësisë, që sipas Pacolli në Kosovë arrin shifrën në mbi 60 për qind.

RCCOLA

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behxhet Pacolli, i ka bërë thirrje organeve të Serbisë, që të ndalojnë politikën e arrestimeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, pasi arrestimet e fundit janë me prapavijë politike dhe pa të pa bazuara.

“Arrestimet e fundit të bashkëkombëseve tanë në Luginën e Preshevës, janë bërë për qëllime të brendshme politike të Serbisë, pasi dihet se ka pas një amnisti dhe se janë arrestuar njerëz pa ndonjë bazë juridike”, ka thënë Pacolli. /rajonipress/