Serbia nuk ka të drejtë

Po kërkojnë kot. Qeveria e Serbisë nuk do të mund të përfitojë asgjë nga privatizimi i ndërmarrjeve në Kosovë, qofshin ato shoqërore apo publike. Në asnjë rrethanë, sipas institucioneve përgjegjëse për këtë proces dhe juristëve kosovarë ky vend nuk mund të kërkoj kompensime pronësore ose qasje në pronë në Kosovë.
Megjithatë, kërkesat e shtetit fqinjë sa vijnë e shpeshtohen. Para një viti, zyrtarë të lartë të Serbisë kërkuan hise në fondin 620 milionësh të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, e tani së fundi kanë shprehur interesim edhe për paratë nga shitja e PTK-së.
Kërkesat e tilla për palën kosovare janë të pabazuara në ligjet e Kosovës dhe nuk kanë asnjë efekt, sidomos në vazhdimin e ushtrimit të mandatit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Ndërkaq, telashet mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket privatizimit konsiderohet të jenë zgjidhur qysh në qershor të viti 2002 kur UNMIK-u ka filluar procesin e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore.(Tribuna)