ARKATANA

Serbia në ofanzivë për ‘çnjohjet’ e Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Diplomacia serbe është duke e vazhduar ofanzivën për të siguruar sa më shumë “çnjohje” të shtetit të Kosovës. Madje ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka thënë se shpresojnë se deri në fund të vitit numri i njohjeve të Kosovës të bjerë nën 100. Në anën tjetër, Kosovën nuk e ka njohur asnjë shtet i ri që nga shkurti i këtij viti, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Shteti i Serbisë po vazhdon lobimin për tërheqjen e njohjeve për shtetin e Kosovës.

Ndërsa synimi i diplomacisë serbe tani është që të ketë sa më shumë shtete që deklarojnë se e tërheqin njohjes së mëvetësisë së Kosovës.

GRANDEMALL

Madje sipas kryediplomatit serb Ivica Daçiq pretendimet e Serbisë janë që deri në fund të vitit të bjerë nën 100 numri i shteteve që njohin Kosovën.

“Kjo është e rëndësishme nga pozicioni negociator, sepse në Prishtinë thonë: Çfarë kemi të negociojmë me ju kur na kanë njohur 116 shtete. Ata e kanë të fiksuar atë listë e që është një gënjeshtër e madhe, sepse disa shtete i kanë tërhequr njohjet”, deklaroi Daçiq, duke shtuar se do të ketë edhe çnjohje të reja gjatë vitit. Në anën tjetër, në Kosovë vlerësojnë që shteti serb po mundohet që të zhvlerësojë Pavarësinë e Kosovës, ndërsa kritikojnë edhe diplomacinë kosovare për mosangazhim të mjaftueshëm.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.