KKVITI

Serbia iu frikësua përjashtimit, por në fund iu dha fitorja

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Federatës së Futbollit të Serbisë, Tomislav Karagjiq, i është frikësuar përjashtimit të Serbisë nga UEFA pas ndeshjes së ndërprerë ndërmjet Serbisë e Shqipërisë.

Ndeshja eliminatore e Euro 2016 Serbi – Shqipëri kishte nisur më 14 tetor në Beograd, por ishte ndërprerë për shkak të sulmit të tifozëve vendës ndaj lojtarëve të Shqipërisë.

UEFA më pas këtë ndeshje e regjistroi 3:0 në të mirë të Serbisë, por Serbisë ia mori tri pikë dhe e dënoi me dy ndeshje pa shikues. Po ashtu Serbia e Shqipëria u gjobitën me nga 100 mijë euro. Të dy federatat u ankuan në Komisionin e Apelit të UEFA-s, por vendimi mbeti në fuqi dhe tashmë është paralajmëruar dërgimi i rastit në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Karagjiq në një intervistë për “blic.rs” ka folur për raportet me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, dhe për udhëtimin e Shqipërisë në Serbi. Ka thënë se ai ishte i çuditshëm.

Uji Dea

“Me kryetarin e Federatës së Futbollit të Shqipërisë kam pasur komunikim normal një natë para ndeshjes. Ai është njeri i biznesit, importon mallra nga Serbia, është i relaksuar. Por të gjitha gjërat tjera lidhur me ardhjen e Shqipërisë ishin të çuditshme. Nuk kemi ditur asnjë detaj. Po të mos kujdeseshim, kushedi se si do të përfundonte e tëra”, ka thënë Karagjiq. Ai është lavdëruar për masat e marra për ndeshjen me Shqipërinë, që ishte cilësuar e rrezikshmërisë së lartë dhe më pas u vërtetua se ishte e tillë, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni:

© KOHA.net