RCCOLA

Serbia i ka hedhur në pazar tokat e huaja – tokat Shqiptare. Pse asnjëherë nuk diskutohet ky problem në Bruksel

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nuk e kemi të qartë pse heshtë Albin Kurti, Glauk Konjufca e Vjosa Osmani, ku para syve të tyre po tentohet të bëhet pazari më i madh në rajon, grabitja e tokave të Kosovës në favor të Serbisë. Albin Kurti ka premtuar shumë në këtë drejtim, por jemi shumë të zhgënjyer me qasjen e tij ndaj kërkesave të vazhdueshme të brezit kufitar thotë Selver Lenjani.

Letra e plotë e Selver Lenjanit:

Bashkësia lokale e fshatit Karaqevë e poshtme një kërkesë për kryeministrin e Republikës Kosovës z.Albin Kurti

1. Presidenten e Republikës zonja. Vjosa Osmani
2. Kryetarin e kuvendit të Republikës Kosovës z. Glauk Konjufca

Të nderuara institucione më të larta te Republikës Kosovës.
Kërkesë: Kërkojmë bashkësia lokale që me problemin e brezit kufitarë që ballafaqohemi banorët e brezit kufitarë që nga viti 2001 e deri më sot qe jemi ne vitin 2022, ky problem është në marrëveshjen tekniko ushtarake të Kumanovës që ju ka servu faktorit ndërkombëtar hartat e falsifikuara në marrëveshjen e Kumanovës pa qenë pjesëmarrës prej popullit. Në këtë marrëveshje janë dëmtuar 170 pronarë që humbin tokat e tyre stërgjyshore, që kanë dokumentacion valid që tatimet kanë paguar në Kamenicë e jo ne Bujanovc e Vranje.
Prandaj, kjo pjesë i takon Kosovës.

Hyrja e vazhdueshme e xhandarmerisë Serbe, nuk ka pasur forcë që e ndalë këtë provokim, ky problem është prej kthesës së Novoselës deri ne hyrje të Karaqeves, ku pretendon të bëj shkëputjen e kësaj pjesë të territorit të Kosovës.

Fundamenti

Sipas kësaj marrëveshje Serbia llogarit si tokë e tyre, mirëpo me gjithë atë bashkësia lokale kërkon të jetë për Kryeministrin Albin Kurti të jetë prioritet i prioriteteve për Karaqeven, që është e rrezikuar nga viti 2001 e deri më sot.

Kërkojmë z. Kryeministër që të ruhet integriteti dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës në tërësi, është tokë e jona.

Serbia i ka hedhë në pazar tokat e huaja – tokat Shqiptare. Pse asnjëherë nuk diskutohet ky problem në Bruksel, problemi i Karaqevës? Kemi menduar ne se do të merresh me këto probleme për Karaqevën, ku ky problem vlen gjithashtu për Presidenten dhe Kryeparlamentarin.

Gjithashtu të gjithë deputetët e Republikës së Kosovës keni heshtur dhe nuk e keni ngritur zërin për këtë problem. Ja keni borxh Kosovës për ta mbrojtur territorin dhe sovranitetin dhe integritetin territorial, gjithashtu edhe një porosi për Kryeministrin, Kryeparlamentarin e Presidenten, se nuk kanë të drejtë të nënshkruajnë copëtimin e territorit të Kosovës. Le ta harrojnë se këtë pjesë territorit guxojnë të nënshkruajnë për copëtimin e kësaj toke. Kryeministër, këtë problem duhet ta ngrisësh në Bruksel, gjatë takimit të radhës.

Sepse të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që e gëzojnë këtë liri, kanë dhënë mundin, djersën, paranë, por edhe gjakun dhe nuk guxojmë të shkelim gjakun e atyre që kanë ra dëshmorë, Heronj të Kombit, veprimtarë, sepse shumë herë e ka zhytë Serbia sofrën e Shqiptarit me gjak.

Mbesim me shpresë që të merrni këtë problem në konsiderim dhe të njoftohet bashkësia lokale./rajonipress/