FITORJA

“Serbia e humbi Kosovën 18 vite më parë”

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq, gjatë vizitës së tij të fundit në Mitrovicë ka deklaruar se Serbia do të luftojë, në mënyrë që të mos e humbasë territorin e Kosovës, shkruan Indeksonline.

Por, analistët kosovar e shohin këtë vetëm si deklaratë për të përforcuar pozicionin e saj diplomatik dhe politik.

Profesori i Sociologjisë, Fadil Maloku, ka thënë se kjo është vetëm një bllof i radhës nga ana e Serbisë, jo për të dëshmuar gatishmërinë luftarake, por për ta përforcuar veten.
Maloku ka cekur tri pika, të cilat e kanë quar Serbinë në këtë pikë.

“a)Për ta përforcuar pozicionin e saj politik dhe diplomatik, (karshi presionit të Brukselit dhe Ëashingtonit), për ta; b) Për ta fut në agjendë protokolare idenë e ndarjes së veriut me mjete paqësore, dhe për ta; c) Për ta ritestuar hegjemoninë ruse, që tashmë është në ekspanzion e sipër edhe në nivel kontinental e global. Mjerisht, nga Qeveria Kosovare nuk po shoh ndonjë fokusim të theksuar, dhe koncentrim të duhur rreth kësaj problematike. Ajo, duket që akoma gjendet në “atmosferën” e vetëkënaqësisë, dhe përshtypjes së trashëguar që nga paslufta, se për këto tema “madhore” duhet të priten instruksione, rekomandime, e këshillime nga partnerët tanë strategjikë (eufemizëm për Ëashingtonin)”, tha Maloku.

ARKATANA

Ai ka theksuar se nga Qeveria e Kosovës, akoma nuk është parë, as ndonjë platformë apo kornizë bazë se si t’i qaset kësaj çështjeje, me interes shtetëror dhe kombëtar.

Ndërkaq, njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka thënë për Indeksonline se deklarata e Gjuriqit ka për qëllim provokimin e Kosovës dhe se Serbia nuk mund të fitojë territor në raport me Kosovën.

“Së pari, besoj se kjo deklaratë e Gjuriqit ka për qëllim provokimin dhe ngritjen e mëtutjeshme të tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë. Si e tillë, është deklaratë plotësisht e bazuar në logjikat e vjetra të shekullit të kaluar. Së dyti, Serbia as nuk mund të luftojë dhe as nuk mund të fitojë territor apo çka do tjetër në raport me Kosovën. Serbia e ka humbur luftën para 18 vjetësh dhe për këtë duhet të vetëdijesohet elita politike e atjshme. Së treti, Serbia nuk po i ndihmon serbët kosovarë me kësolloj deklaratash dhe po e pengon integrimin e plotë në jetën publike në Kosovë. Serbët kosovarë duhet të kuptojnë se këto deklarata janë për interesa të politikanëve në Serbi dhe asgjë nuk i favorizon përmirësimin e jetës së serbëve kosovarë. Së fundmi, askush në Kosovë nuk duhet të ndihet i kërcënuar nga deklarata e Gjuriqit, përpos vet elitës politike në Serbi”, tha Ramadani./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.