Eko Higjiena

Serbia e gatshme për provokime, e Shqipëria s’guxon as me fol

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Nga Gani Sadiku – Sulmet e vazhdueshme dhe të pareshtura të Serbisë ndaj Kosovës, ka dy arsye. Arsyeja e parë është frika e shtetit serb, nga konsolidimi i shtetit të Kosovës. Rritja e buxhetit në 2 miliard euro, ishte një kallxues i mirë se shteti i ri po ecë përpare me hapa të sigurt.

Arsyeja e dytë është se Serbia po shpreson në ndërrimin e Presidentit amerikan, duku u munduar që bashkësinë ndërkombëtare ta qes para aktit të kryer. Serbia nuk do të rreshtë së bëri presion në institucionet shtetërore, dhe nuk do të jetë befasuese dhe e papritur nëse në ditët në vijim do të bëjë një atak direkt, duke e shpallur asociacionin e komunave serbe i cili asociacion nuk do t’u bindet urdhrave të institucioneve të vendit, duke u bërë si një problem i madh për funksionimin e shtetit.

UBT

Ne nuk e dimë se si do të sillet presidenti i ri amerikan, por sjellja inerte e tij, dhe qyqanllëku ynë, do t’i shtojë ambiciet serbe karshi Kosovës.

Shumë nga kosovarët mendojnë se folklorizmi i shtetit shqiptar, do ta tremb Serbinë, ndërsa ai cili i lexon historinë, shumë kjart e sheh se Shqipëria jo vetëm që nuk ka qenë në gjendje ta ndihmojë Kosovën, por as që ka marrë mundin ta bëjë një gjë të tillë. Ne duhet që në mënyrë urgjente ta marrim hapin për ta krijuar ushtrinë e cila sado pak do t’u rezistonte sulmeve të para të strukturave paramilitare serbe, prej të cilave historikisht populli ynë më së shumti ka pësuar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.