ARKATANA

Serbia duhet ta pranojë Kosovën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Anëtari i Komitetit për Çështje të Jashtme të Parlamentit Evropian, George Schöpflin, ka deklaruar se Serbia, “herët a vonë”, duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

“Sipas kritereve të Kopenhagës, vendet që duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, duhet të zbatojnë politikën e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore me të gjithë fqinjët. Ky është një kusht i vjetër dhe jo i ri”.

“Kjo do të thotë se Serbia, herët a vonë, duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, pa marrë parasysh se sa e dhmbshme mund të jetë për të”, ka thënë George Schöpflin, transmetojnë mediat serbe.

ARKATANA

Hungarezi George Schöpflin është anëtar i Grupit të Partisë Popullore Evropiane dhe në pyetjen se çfarë duhet të bëjë Partia Përparimtare Serbe – e cila ka fituar zgjedhjet në Serbi – për t’iu bashkuar partisë evropiane, ka thënë se do të përcjellë “me kujdes” presidentin dhe Qeverinë e re të Serbisë për të qartësuar kontributin e saj të mundshëm.

Diplomatët evropianë kanë shpeshtuar mesazhet për Serbinë, që të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.

Një gjë e tillë është përmendur edhe si kusht për shtetin serb që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. /rel/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.