UBT

Serbia do bisedime për pasuri të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Serbia, përmes ministrit të saj për Kosovën Aleksandar Vulinin ka ftuar kreditorët e, siç ka thënë ai, kreditorëve të “Trepçës” që deri më 3 dhjetor të paraqiten te shteti serb për t’u mbrojtur të drejtat e tyre dhe ka shtuar se ky “kombinat nuk mund të privatizohet pa biseduar me palën serbe, udhëheqjen, punëtorët dhe kreditorët”.

Ai ka përsëritur se Serbia nuk heq dorë nga qëndrimi se nuk e njeh privatizimin në Kosovë, i cili sipas tij është bërë sipas parimit nacional, njofton Blic.

“Kjo është e papranueshme për ne dhe nuk mund të jetë e pranueshme as për bashkësinë evropiane e as për askënd tjetër, sepse askund në botë privatizimi nuk bëhet në baza nacionale ,por ai që e ka krijuar pasurinë duhet të jetë pjesë e ndarjes së saj“.

Serbia, fundja, ka thënë Vulin kërkon që shumë shpejt të fillohet me bisedime për pasurinë për t’i zgjidhur të gjitha çështjet dhe për të kompensuar serbët në Kosovë për privatizimin që është bërë pa pjesëmarrjen e tyre.

Mobi Casa

“Trepça“ është gjithsesi kombinati më i rëndësishëm ekonomik, duhet të kemi kujdes për të dhe nuk guxojmë të lejojmë që ai edhe më tej të jetë në ristrukturim për shkak të borxheve që ka ndaj ekonomisë serbe”, ka thënë ai.

Ai ka sqaruar se kreditorët mund t’i paraqiten shtetit, Odës Ekonomike dhe grupit punues që është formuar për këtë rast.

Vulin ka njoftuar se është bërë përshkrim vëllimor i regjistrimit të pasurisë në Kosovës në 7.000 faqe dhe këto së shpejti do t’i paraqiten opinionit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.