Serbia amniston Thaçin në Speciale, në këmbim të territorit kosova

Duke parë qëndrimin e pandryshuar në vazhdimësi të presidentit të vendit Hashim Thaçi, se në bisedimet me Serbinë për marrëveshjen finale mes dy shteteve, domosdo duhet vënë në rend dite tema e shkëmbimit, korrigjimit të kufijve, analistët politikë dhe qytetarët konsiderojnë se vetëm politikanët dhe liderët e kompromentuar, të korruptuar e të shantazhuar, mund ta vënë kështu në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit të tyre. Sipas tyre, vetëm politikanë të kalibrit të Hashim Thaçit&CO mund të hapin tema që të kthejnë disa vjet pas dhe nxisin tensione të panevojshme dhe pa asnjë sens dhe arsye, sepse shtetin realisht po e udhëheqin të padijshmit dhe interesxhinjtë e interesave personale.
Zeqa: Hyrja e presidentit të Republikës në pazare të ndyra me fqinjin që na e konteston edhe sot pavarësinë, pa pasur asnjë garanci se do të vijë njohja dhe ulësja në OKB, është pak më tepër se miopi politike, është nënshtrim dhe dorëzim njëkohësisht!
Duke parë qëndrimin e pandryshuar në vazhdimësi të presidentit të vendit Hashim Thaçi, se në bisedimet me Serbinë për marrëveshjen finale mes dy shteteve, domosdo duhet vënë në rend dite tema e shkëmbimit, korrigjimit të kufijve, analistët politikë dhe qytetarët konsiderojnë se vetëm politikanët dhe liderët e kompromentuar, të korruptuar e të shantazhuar, mund ta vënë kështu në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit të tyre. Sipas tyre, vetëm politikanë të kalibrit të Hashim Thaçit&CO mund të hapin tema që të kthejnë disa vjet pas dhe nxisin tensione të panevojshme dhe pa asnjë sens dhe arsye, sepse shtetin realisht po e udhëheqin të padijshmit dhe interesxhinjtë e interesave personale.
Është ky proces i gabuar historik, sipas njohësve te zhvillimeve politike, që presidenti i Republikës hyri në pazare të ndyra me fqinjin që na e konteston edhe sot pavarësinë dhe këtë e ka bërë pa pasur asnjë garanci se do të vijë njohja dhe ulësja në OKB. Sipas analistëve, askush nuk e beson “shakanë” me Luginën, që gjoja Serbia mund të na e japë, pa marrë asgjë më të madhe e më të vlefshme në këmbim, por askush nuk po jep përgjigjen se pse lejohet që të kemi negociata kaq të pabarabarta dhe ku nuk ka njohje të ndërsjellë, por ka vasalitet, servilizëm, nënshtrim dhe kompromise në kurriz të shtetit të Kosovës.
Një dyshim të tillë të thellë e ka analisti Bislim Aliu.
“Pa dyshim, vetëm politikanët e shantazhuar, të komprometuar dhe të korruptuar, mund ta vënë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit të tyre, andaj vetëm politikan të kalibrit të Hashim Thaçit mund të hapin tema që të kthejnë disa vjet pas dhe për këtë nisin tensione të panevojshme dhe pa asnjë arsye logjike. Dhe, për këtë, kur të udhëheqin të padijshmit dhe interesxhinjtë, atëherë nuk mund të presësh rezultate të tjera, përveç humbjeve e dëmeve”, u shpreh ai. “Asnjëherë nuk e kemi pasur të qartë dhe të shpjeguar si duhet se pse hyri presidenti i Republikës në pazare të ndyra me fqinjin, që gjithnjë na e konteston pavarësinë dhe këtë e ka bërë pa pasur asnjë garanci se do të vijë njohja dhe ulësja në OKB? Unë jam më se i sigurt që tani askush nuk e beson më “shakanë” me Luginën, që gjoja Serbia mund të na e japë, pa marrë asgjë, besa më të madhe dhe më të vlefshme në këmbim! Pra, na duhet uniteti nacional në politikën kosovare. Ky është tani shumë i domosdoshëm. E, rezultati i vetëm, nga dialogimi krye në vetë i presidentit Thaçi, mund të jetë gjithnjë tensionim i vendit, prandaj atë me çdo kusht duhet ndaluar”,tha Aliu për “Kosova Sot”.
Ujmani dhe “Trepça”, jetike për Kosovën
Sipas prof. Muhamet Kelmendit, zgjidhja e problemeve me Serbinë është një çështje jetike për Kosovën dhe shqiptarët, dhe, sipas tij, rruga se si do të bëhet ajo zgjidhje është goxha e qartë, por në të cilën nuk duhet kurrsesi të lejohet të rrëshqitet në ato kompromiset e rrezikshme. “Ka disa herë që kam theksuar se për Kosovën Ujmani, Mitrovica dhe ‘Trepça’ janë jetike dhe me asnjë çmim nuk duhet t’i humbin. Pjesa tjetër e veriut mund të shkëmbehet me tërë Luginën e Preshevës. Në këtë kuadër ka dallime të mëdha në politikën e Francës, të Anglisë, të Gjermanisë dhe të SHBA-së. Parimisht, me përjashtim të Anglisë, shtetet e tjera janë për kufij të rinj midis Kosovës e Serbisë. Por, këtu dallon Franca. Ky shtet është për të ia marrë Kosovës Veriun dhe brenda në Kosovë për të krijua një autonomi për serbët. Kjo është vdekja e shtetit”, u shpreh ai. “Këtë nuk duhet lejuar. Kuvendi, Qeveria dhe populli duhet të flasin me një gjuhë, me gjuhën e shtetit sovran dhe të pavarur të Kosovës. Pa këtë bazë nuk ka asnjë marrëveshje. Në shtet dhe nga shteti duhet të flasë Kosova qartë dhe prerë”, tha Kelmendi për “Kosova Sot”. Sipas analistit Shefik Shkodra, kjo marrëveshje ndoshta është kryer kaherë, por problemi është me qytetarët.”Këta provokohen në mënyrë që të matet pulsi i tyre, por edhe t’ua bëjë sa më të lehtë me fjalë. Që të tregohet se si president është një politikan që mund ta bëjë vetëm ai një punë të tillë. Se tjetri nuk do të mundte. Se do të përparojë Kosova tash e tutje, etj. Në anën tjetër, njerëzit i kërcënon për të bëma dhe të pabëra”, tha Shkodra për “Kosova Sot”. Ndërsa, analisti politik Ragip Guraziu konsideron se për këto kompromise që po përgatiten dhe pranohen apriori nga pushtetarët tanë, asnjëherë nuk mund të fajësohet faktori ndërkombëtar. “Çka na ka faj Gjermania, Britania e Madhe, Franca, ShBA-ja etj., kur vetë kreu i Republikës këmbëngul në pazaret territoriale për interesat personale?! Vetëm politikanët dhe liderët e kompromentuar, të korruptuar e të shantazhuar mund ta vënë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit të tyre. Vetëm politikanë të kalibrit të Hashim Thaçit mund ta hapin temën që të kthejnë disa vjet pas dhe nxisin tensione të panevojshme dhe pa asnjë sens dhe arsye. Kur të udhëheqin të padijshmit dhe interesxhinjtë, atëherë nuk mund të presësh rezultate të tjera, përveç humbjeve e dëmeve”, tha Guraziu për “Kosova Sot”.
MALOKU: KUSH PO GARANTON, BATON HAXHIU, A?!
Sipas ekspertit të fushës ushtarake dhe strategjike Naim Malokut, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, nënkryetar Kuvendi, ky proces në të cilin po futet Kosova gjithsesi që shkon vetëm në favor të Serbisë. “Një gjë është e sigurt, ky është projekt serb i studiuar mirë me të vetmin qëllim që ne, pra shqiptarët, vetë me vullnetin tonë t’i kontestojmë kufijtë e shtetit tonë të tashëm, të legjitimuar edhe ndërkombëtarisht- nga GJND-ja dhe 113 njohje. Edhe diçka është e sigurt, nuk është faktori ndërkombëtar që po e dëshiron dhe shtyn një hap të tillë, SHBA, Britani, Gjermani, France, Itali – Quinti, pra, ose BE-ja, sepse po të donin një gjë të tillë kanë mundur ta kryenin para 2008-tës e jo të na pavarësojnë, të na njohin dhe të na ndihmojnë në njohje për 10 vjet”, theksoi ai. “Shkurt, plan serb është ky, i shtyrë si ide me pazarin: Ti shtyje si ide e jotja- Ne Ty jo në Gjykatë. Ky është i vetmi çmim që Serbia ka për të paguar nëse ndodh kjo. Jam i bindur, duke i njohur serbët, që vetëm ne vetë ‘me e luajt gurin’ Serbia ka për të vendosur kufirin atje ku të dojë ajo e ndihmuar nga bashkësia ndërkombëtare, që kanë për të na kthyer shpinën – mbajeni mend- si me Malin e Zi- që po ashtu pazar individual ka qenë. E kjo: “Me e dhënë këtë e me e marrë këtë, ‘TË TRASHTË E SURLËS KEMI ME E MARRË'”, tha Naim Maloku për “Kosova Sot”. Ai, madje, edhe shtron pyetjen se me çka ta marrim? “Me forcë ekonomike, a? Me forcë ushtarake, a? Me unitet, a? Me fuqi politike, a? Ku po i shihni ata faktorë në anën tonë, në të cilët po bazoheni që do të jemi palë e fortë në këto pazare?”, vijoi më tej ai. “…Serbinë kemi me e pas në lumin Ibër në Veri dhe në Graçanicë, për shkak të minierës së Kishnicës, në lindje për të shpëtuar lëkurën e tre- katër vetëve që janë pengje”, tha Naim Maloku, duke rikujtuar se deri tani asnjë nga marrëveshjet e nënshkruara edhe me ndërmjetësim ndërkombëtar nuk po respektohen dhe zbatohen nga pala serbe. “Serbia marrëveshjen e energjisë e ka nënshkruar, me ndërmjetësimin e BE-së, që tre vjet dhe ende nuk e kemi lëshuar në funksion linjën e transmisionit Kosovë-Shqipëri ,për të cilën janë dhënë 70 milionë euro ,e po u përmbahet marrëveshjeve kur ne vetë e zhbëjmë shtetësinë tonë. Shtrohet pyetja, se a na ka njohur Serbia dhe a jemi në OKB që të jemi të barabartë si palë?… Po garanton Sorosi, a? Baton Haxhiu garanci është kjo, a?”, e thotë me sarkazëm Naim Maloku, duke iu kthyer rezistencës së dikurshme të Presidentit Rugova ndaj presioneve të ngjashme. “Më i fortë ka qenë Rugova në vitin 1992, kur Milan Paniq u dërgua nga Amerika për t’u marrë vesh me ne, pa luftë, sepse i kishim në dorë atëherë, këta faktorë: Liderin absolut, dhe po vërtetohet patriotin më të madh shqiptar, unitetin e brendshëm edhe ishim kërcënim edhe për një luftë- hapje të frontit jugor kur Serbia i kishte mbi 2000 km front të hapur me kroatë dhe boshnjakë. Çka kemi tani në dorë?”, pyet dhe konstaton Naim Maloku
ZEQA: ‘SHAKAJA’ E PRESIDENTIT THAÇI ME LUGINËN, QË GJOJA SERBIA MUND TË NA E JAPË, PA MARRË ASGJË MË TË MADHE E MË TË VLEFSHME NË KËMBIM, ËSHTË VETËMASHTRIM DHE ILUZION I PAMBARIM!
Sipas analistit politik Florim Zeqa, vazhdimi i negociatave të pabarabarta, pa njohje të ndërsjellë, shtetit të Kosovës mund t’i kushtojë me tkurrje dhe humbje të sovranitetit të shtetit në mbi 25 % të territorit. “Kjo në radhë të parë vjen si pasojë e vasalitetit, servilizmit dhe nënshtrimit të lidershipit të korruptuar. Kompromiset në dialog arrihen vetëm mes politikanëve dhe liderëve të kompromentuar, të korruptuar e të shantazhuar, të cilët e vënë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit të tyre në këmbim të ruajtjes së posteve apo shmangies nga akuzat për korrupsion dhe krim të organizuar”, potencoi Zeqa për “Kosova Sot”. “Vetëm politikanët e korruptuar dhe shantazhuar të kalibrit të Hashim Thaçit&CO mund të hapin tema që të kthejnë disa vjet pas dhe nxisin tensione të panevojshme në skenën politike dhe mesin e popullatës. Kur shteti udhëhiqet nga të padijshmit dhe interesxhinjtë, nga injoranca politike dhe urrejtja patologjike ndaj zërave kritikë, atëherë nuk mund të presësh rezultate të tjera, përveç humbjeve të njëpasnjëshme dhe dëmeve të pariparueshme. Hyrja e presidentit të Republikës në pazare të ndyra me fqinjin që na e konteston edhe sot pavarësinë, pa pasur asnjë garanci se do të vijë njohja dhe ulësja në OKB, është pak më tepër se miopi politike, është nënshtrim dhe dorëzim njëkohësisht. ‘Shakaja’ e presidentit Thaçi me Luginën, që gjoja Serbia mund të na e japë, pa marrë asgjë më të madhe e më të vlefshme në këmbim, është vetëmashtrim dhe iluzion i pambarim! Sado që, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, SHBA etj., janë deklaruar hapur për mosndryshimin e kufijve, kur vetë kreu i Republikës këmbëngul në pazare territoriale për interesa personale, atëherë edhe ato mund të ndërrojnë qëndrim karshi shtetit tonë. Me skenën politike kosovare të shantazhuar dhe të përçarë, gjegjësisht me një opozitë të pafuqishme për të sjellë ndryshime, jo vetëm se Hashim Thaçi të takohet me Vuçiqin më 7 shtator për hapjen e temës të së ashtuquajtur “korrigjimi i kufirit”, ai do t’i shkojë tutje deri në fund dialogut, përkatësisht deri në ndarjen finale të Kosovës nga Serbia”, tha Florim Zeqa për “Kosova Sot”.
KELMENDI: THAÇI ËSHTË NË LUFTË ME VETVETEN “SHBA-ja, aq sa di unë, janë që Ujmani, Mitrovica dhe kufijtë e tashëm të ‘Trepçës’ të mbesin nën Kosovë, por nuk ka ende qëndrime për Luginën. Në këtë kuadër gjendet udhëheqja e Kosovës midis dy taborëve të fortë”. Në njërën anë, Franca, Rusia dhe Serbia me shumë aleatë dhe, në anën tjetër kemi paqartësi totale politike brendapërbrenda vendit, dhe kjo po e dëmton vendin tonë. Në këtë kontekst, Kosova nuk duhet fare të akordohet me korrigjim të kufijve, sepse rreziqet janë të mëdha. Z. Thaçi është në luftë me vetveten, me SHBA-në, me BE-në, në veçanti me Francën, e cila është shumë e angazhuar në anën serbo-ruse për ndarjen e copëtimin e Kosovës”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot”
Qytetarët i frikësohen finales së dialogut nga presidenti i shantazhuar
Edhe qytetarët e anketuar nga gazeta po i përcjellin me shqetësim zhvillimet e fundit, duke mbetur të habitur se si dhe pse hyri presidenti i Republikës në pazare të ndyra me fqinjin që na e konteston edhe sot pavarësinë, madje këtë e ka bërë edhe pa pasur asnjë garanci ndërkombëtare se do të vijë njohja e Kosovës nga Serbia dhe do të aprovohet, nuk do të kundërshtohet as ulësja në OKB. Sipas qytetarit Selatin Fazliut- Ballisti, rreziku nga agjenda e bisedimeve të kryesuara nga Hashim Thaçi lidhet edhe me një traditë jo të mirë nga e kaluara, prej rajonit nga vjen presidenti Thaçi, kur në rrethanat e ndryshme historike figura të caktuara kanë dështuar në mbrojtjen e interesit të kombit. Ky rrezik vjen tani nga Hashim Thaçi i shantazhuar, sipas Selatin Fazliut. “Politikanët shqiptarë, o tani o kurrë, duhet të jenë të bashkuar në një fjalë dhe në një besë, dhe jo për të lejuar që dikush të shkojë në bisedime vetë, si kali i Mehmet Dyzit, për të bërë atje llaf e bisedime pa nevojë. Nuk ka nevojë që presidenti të shkojë në ato bisedime pa e marrë miratimin dhe bekimin e popullit dhe të përfaqësuesve të tij në Kuvend. Duhet të dilet hapur para popullit dhe të pyetet populli, e pastaj të veprohet ashtu qysh populli dhe përfaqësuesit ë tij ta marrin vendimin, sepse ky shtet është i popullit, nuk është as vetëm i Qeverisë dhe as i presidentit. Nuk duhet të lejohet të bëhen pazare me asnjë pëllëmbë të territorit të Kosovës, sikur që po flitet për pjesën e veriut të Mitrovicës. Duhet ta dimë që edhe Medvegja, edhe Bujanovci, edhe Presheva është tokë shqiptare, kurse në historinë e largët Vranja ka qenë e njohur si qendër e shqiptarëve… deri në Leskovc e deri te Nishi… krejt këto kanë qenë troje shqiptare, por i ka okupuar sllavi, duke i marrë e duke ia dhënë nga një cipë e nga një copë. Çka është mjaft, mjaft, nuk duhet lejuar tutje pazare me territore shqiptare”, theksoi Fazliu. Sipas Reshat Salihit, këto bisedime, në këtë mënyrë dhe me këtë format, as që është dashur të pranohen dhe as të fillohen.”Këto bisedime kështu nuk është dashur të ndodhin fare. Nuk po e kuptoj pse i filluan këto bisedime për marrëveshjen finale akoma pa na njohur Serbia si shtet i pavarur. Fillimisht është dashur të detyrohet Serbia që ta njohë shtetin tonë të pavarur dhe vetëm pastaj të fillohen bisedimet për çështjet e interesat të përbashkët si bisedime të karakterit teknik. Bisedime të tillë mund të zhvillohen në mes të të gjitha shteteve që duhet dhe mund të merren vesh. Unë mendoj që këtu presidenti ka gabuar rëndë, por mbase ka qenë nën presionin e qarqeve të caktuara që të futet në këto bisedime pa na njohur fare Serbia, prandaj këtu një pjesë të përgjegjësisë mendoj që e ka edhe bashkësia ndërkombëtare, së bashku me Serbinë, që ndoshta indirekt edhe i bën trysni presidentit Thaçi, sepse ndryshe nuk e kuptoj se pse ka ardhur deri te kjo situatë”, u shpreh ai. Sipas Salihit, presidenti Thaçi shumë rëndë po gabon që po pranon për të shkuar në këto bisedime pa e pasur platformën e artë për bisedime të harmonizuara dhe të miratuara nga të gjitha subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.
(Kosova Sot)