FIDANISHTJA

Serbi – Shqipëri, përsëritet?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ndeshja e shumëpërfolur mes Serbisë dhe Shqipërisë mund të përsëritet. Kështu së paku ka shkruar gazeta serbe ‘Politika’

As fitore për Serbinë e as për Shqipërinë. Kështu si duket do të vendos komisioni i UEFA-s. Gazeta serbe, ‘Politika’, në orët e vona të së enjtes ka botuar një shkrim ku shkruan se ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë do të përsëritet dhe se fitore në tavolinë nuk do të ketë për asnjërën skuadër. Sipas kësaj gazete e cila është bazuar në burimet e saja ndeshja do të përsëritet në një terren neutral dhe do të luhet pa tifozë.

Vendimet e UEFA-s, sipas gazetës ‘politika’.

1. Do të luhet ndeshje e re mes Serbisë dhe Shqipërisë në një terren neutral pa tifozë.

FITORJA

2. Federata e Futbollit të Serbisë (FFS), për shkak të hyrjes së tifozëve në terren do të ndëshkohet me luajtje pa tifozë deri në fund të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’.

3. Federata e Futbollit të Serbisë (FFS), do të dënohet me një shumë të madhe të parave nga UEFA.

E njëjta gazetë nuk ka përmendur ndonjë masë ndëshkuese për Kombëtaren e Shqipërisë, apo për ndonjë lojtarë që janë përfshirë në incident.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.