UBT

Serbi-Shqipëri mund të përsëritet në Zvicër?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila u ndërpritet me 14 tetor, mund të përsëritet. Kjo ndeshje mund të zhvillohet në Zvicër. Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Gianni Infantin, nuk e ka përjashtuar mundësin që ndeshja e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë të përsëritet. Ai ka bërë të ditur se kjo ndeshje mund të luhet në Zvicrës.

I pyetur nëse mund të përsëritet ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë dhe në cilin vend mund të zhvillohet kjo ndeshje nëse ndodh, Gianni Infantino u përgjigj se

“Është e mundur përsëritja e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë dhe mendoj se Zvicra do të jetë një vend i preferuar, pse jo, edhe ndonjë tjetër vend evropian neutral pa prezencën e publikut”, ka deklaruar Infantin për portalin ‘Presheva Jonë’, i cili foli edhe për vendimin e UEFA-së.

“Komisioni pasi ka dëgjuar për më shumë se 7 orë argumentimet e palëve në Komisionin e Apelit, UEFA është tërhequr për të marrë vendimin mbi kërkesat e paraqitura nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo serbe”, shtoi ai.

Mobi Casa

“Ai la në fuqi vendimin për humbje 3-0 të Shqipërisë me Serbinë. Por nuk mund të thuhet se gjithçka ka mbarur në këtë drejtim, sepse Shqipëria ka ende një shans të mirë me ballafaqimin e Gjykatës së Arbitrazhit në Lozanë”, deklaroi Infantino.

Kurse, pyetjes se sa e ka marrë parasysh Komisioni Disiplinor dhunën në stadium, dhe pse UEFA nuk dënoi dhunën e policisë dhe huliganëve serbë ndaj futbollistëve shqiptarë në stadiumin e Beogradit, ku u panë edhe sulme fizike, Infantino iu përgjigj:

“Ajo çfarë u pa në Beograd, respektivisht në stadiumin e Partizanit me 14 tetor nuk kishte të bënte me futbollin e as me sportin, dhe ato skena janë të papranueshme për UEFA-n. Prandaj UEFA ka dënuar këto akte të dhunës nga ana e huliganëve dhe policisë serbe mbi futbollistët shqiptarë në Beograd”.