UBT

Serbët vërshojnë komunën me kërkesa

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan- Serbët e Kamenicës, përmes Komitetit për Komunitete, kanë kërkuar nga Komuna investime në infrastrukturën rrugore, ujësjellës, kanalizime, shtëpi, ura e terrene sportive.

Dhjetëra kërkesa të serbëve, i ka prezantuar të premtën Zhivojin Milkoviq në mbledhjen e Komitetit për Komunitete njofton radiopremiera.
“Serbët matanë urës kërkojnë rregullimin e përroit. Banorët serbë të Hajnocit na kanë adresuar një kërkesë për urë kalimi. Serbët e Strezocit kanë kërkuar shtruarjen e një aksi prej 1.2 km., ata të Moçares përfundimin e asfaltimit të rrugës që lidh këtë fshat.

Mobi Casa

Stralica, Berivojca dhe Bosce kërkojnë ndërtime dhe asfaltime të rrugëve. Kolloleqit i duhet një terren sportiv, kurse romëve një rrethojë për varrezat”, ishin disa prej kërkesave të serbëve e romëve që i prezantoi Zhivojin Milkoviq.

Mbledhja e sotme u mbajt në praninë e anëtarëve të Komitetit për Komunitete nga Gjilani, ku kryesuesi i këtij organi Kemal Sahin, foli për gjendjen e komuniteteve joshumicë në këtë komunë./rajonipress/