KKVITI

Serbët të impresionuar nga njohuritë e Thaçit për historinë!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Njohuritë e kryeministrit Hashim Thaçi për historinë asnjëherë deri më tash nuk kanë marrë vëmendjen e duhur, pasi që ai për shkak të angazhimeve politike, është dashur më shumë te thellohet në terminologji dhe parulla politike, sesa në profesionin e tij të vertetë, atë të historianit.

“Ra platforma e u pa”. Gjatë debatit për platformën e Serbisë për Kosovën, në Kuvend, Thaçi tregoi se sa i mungon historia, duke e përdorur atë atëherë kur ndërlidhet me politikën, e sidomos historinë e shkruar me dhunë dhe gjak nga krerët e dikurshëm serbë.

Se sa është i mirë në histori Hashim Thaçi, kjo tregon edhe për hapësirën që mediat serbe i kanë dhënë fjalimit të tij në Kuvend.

“Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka befasuar të gjithë në Kuvendin e Kosovës me pikëpamjet e tij për historinë serbe”, kështu raporton B92.

Eco Higjiena

“Thaçi, i cili në mediat më është i njohur për parullat politike, nga gjuha e thjeshtë dhe turqizmat, sesa për shkollimin e tij, sfidoi platformën e Serbisë për Kosovën, dhe në Kuvendin e Kosovës shfrytëzoj rastin që të tregoj njohuritë për historinë serbe”, shkruan tutje B92, në artikullin me titull: “Thaçi, ekspert për historinë serbe?”

Më tutje, televizioni serb, nder më të pavarurit në Serbi, citon fjalët e kryeministrit në Kuvend:

“Të gjithë ne e dimë elaboratin e Garashaninit nga shekulli i 19 dhe se çfarë qëllimi kishte ai në raport me shqiptarët, planet e Karagjorgjeviqit në fillimin e luftërave Ballkanike, planet e Nikolla Pashiqit, Ivo Andriqit për përndjekjen e shqiptarëve në Anadolli, si konfirmimin e këtyre planeve nga ana e komunistëve jugosllavë. Po ashtu edhe planet e Vaso Çubrilloviqit”, ka thënë Thaçi, raporton televizioni serb. (ORAinfo)