ARKATANA

Serbët sulmojnë ushtarët e KFOR-it

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Të shtunën, në orët e hershme të mëngjesit, një grup serbësh kanë shtënë nga armët automatike në drejtim të ushtarëve të KFOR-it, që janë të stacionuar në fshatin Jagenicë të Zubin Potokut, kanë njoftuar burime jozyrtare.

Sipas burimeve, grupi i serbëve të armatosur me armë AK 47, kanë shtënë mbi 200 herë në drejtim të ushtarëve të NATO-së. Në këtë sulm me armë zjarri nuk ka pasuar të lënduar ndër ushtarë të NATO-s, njoftojnë burimet, transmeton koha.net.

Ndërkaq, nga të shtënat aksidentalisht është qëlluar shtëpia e të ashtuquajturit kryetar i Komunës së Zubin Potokut, Slavisha Ristic. Shtëpia e kryetarit të komunës paralele serbe gjendet mu në afërsi të pikës së kontrollit të KFOR-it.

Mobi Casa

Goditjen me plumba të shtëpisë së Risticit e ka konfirmuar edhe policia në Mitrovicë. Zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Besim Hoti, ka theksuar se ka pasuar një sulm të armatosur në fshatin Jagenicë, në afërsi të pikëkontrollit të KFOR-it, nga të cilat është qëlluar me disa plumba shtëpia e Risticit.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke i kryer hetimet. Për momentin nuk dihen arsyet e këtij sulmi dhe ndaj kujt ka qenë i drejtuar ky sulm me armë zjarri, ka thënë Hoti. Por, burime nga veriu i Kosovës kanë bërë të dituar se sulmi ka qenë i drejtuar ndaj ushtarëve të KFOR-it, me qëllim të frikësimit të tyre.

KFOR-i ditë më parë ka vendosur disa pika kontrolli në komunën e Zubin Potokut, ndërsa ka bllokuar tërësisht edhe lëvizjet në një rrugë ilegale që e kanë hapur grupet kriminale serbe gjatë vitit të shkuar me qëllim të kontrabandimit të mallrave nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.