Serbët pranojnë AKP-në në veri

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) është ndër institucionet e pakta në vend që e kanë shtrirë autoritetin e vet edhe në veri të Mitrovicës.
Për dallim nga institucione të tjera dhe ndryshe nga deklaratat e ndryshme që dëgjohen për mosfunksionimin e institucioneve të Kosovës në këtë pjesë të vendit, AKP që nga fillimi i punës së saj ka ushtruar mandatin edhe në veri, madje ka hapur edhe zyre atje.
Javën që shkoi kjo Agjenci ka shitur katër prona në veri të Mitrovicës dhe mësohet se blerës janë nga komuniteti serb, duke mohuar kështu deklarimet nga qeveria e Serbisë se privatizimi në Kosovë zhvillohet pa pjesëmarrjen e serbëve vendës dhe është diskriminues për ta (Tribuna).