Serbët habiten pse shqiptarët mësojnë se Presheva ka qenë tokë shqiptare

Harta e “Shqipërisë së Madhe” siç e quajnë serbët hartën e Shqipërisë etnike gjendet në librin e gjeografisë të vitit të 4 të shkollave të mesme të Shqipërisë, shkruajn “Blic” i Serbisë.
Po sipas këtij mediumi, serbëve u pengon se maturantët shqiptarë mësojnë se Shqipëria është ndarë dhe shumica e “trojeve shqiptare” janë jashtë Shqipërisë, transmeton “Zhurnal”.
Siç shkruan “Blic” në hartën janë përshkruar “trojet shqiptare” ku bëjnë pjesë Kosova, pjesë të Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë dhe Greqisë. Pjesët shqiptare në Serbi janë Bujanoci dhe Presheva, kurse pjesët shqiptare në Mal të Zi janë Ulqini, Gucia, Rozhaja etj.
Në faqen 13 të këtij libri shkollor theksohet se në Kongresin e Berlinit në vitin 1878 janë marrë vendime kundër interesave të popullit shqiptar.
Në faqen 197 të këtij libri janë të vendosura disa pyetje: Tregoni se cilat troje shqiptare janë në Malin e Zi?, Tregoni ku janë ndarë ata nga Shqipëria?, Cila është e ardhmja e këtyre trojeve dhe si mund të përmirësohet situata e tyre ekonomike dhe kulturore?