Mobi Casa

Serbët e shqiptarët, pedofilët e rajonit!

/ 6 minuta lexim
Fundamenti

Shfrytëzimi seksual i fëmijëve është diçka që ndodh në mjediset ku jetojmë, ky është problem për ekzistimin e të cilit ne jemi të vetëdijshëm, por për të cilin akoma flitet pak dhe nuk i kushtohet vëmendje e mjaftueshme. Ashtu si shumë probleme të tjera sociale edhe ky problem është jashtëzakonisht kompleks.

Edhe pse është vepër që ligji e dënon me deri në 5 vite burgim, abuzimi seksual me fëmijë po vazhdon të jetë një fakt vërtet shqetësues në vendin tonë, e gjithashtu edhe në vendet fqinje.

Në raportimin vjetor të publikuar në Independent News Balkan Agency mbi abuzimet e fëmijëve dhe të miturve, Shoqëria Ndërkombëtare për Parandalimin e Abuzimit të Fëmijëve dhe Neglizhimin e tyre, pati publikuar raportin vjetor në Kongresin që u mbajt në Honolulu të shtetit amerikan Hawai, me ç’rast kjo organizatë kërkoi hetimin dhe parandalimin e abuzimit të fëmijëve në vendet e Evropës Juglindore, duke i këshilluar këto vende që të mos neglizhojnë fenomenin e abuzimit seksual të fëmijëve dhe të miturve.

Në këtë raport qenë prezantuar të gjetura shokuese për numrin e rasteve të abuzimeve seksuale me fëmijët nën moshën 16 vjeçare, e me theks të veçantë në shtetet e Evropës Juglindore ku bënë pjesë edhe Kosova, e që në fakt doli si vendi i dytë me më së shumti raste të abuzimeve seksuale me fëmijët, pas Serbisë e cila ishte e para dhe para Shqipërisë që ishte renditur si e treta.

“Në vendet e Evropës Juglindore ekzistojnë grupe që kanë abuzuar sistematikisht seksualisht me fëmijët. Ata që kanë kryer në mënyrë të organizuar aktet e dhunës seksuale janë kategoritë si : miqtë , familjarët , mësuesit , punëdhënësit dhe priftërinjtë. Në vitin 2010-12 ne kemi marrë raporte për 227 raste të abuzimit seksual të të miturve kryesisht nga shtetet e Evropës Juglindore”, thuhej në raportin e publikuar nga agjencia në fjalë.

Sipas ISPCAN në Kosovë janë 48 raste të raportuara të abuzimit seksual të fëmijës të përdhunuar nga, priftërinjtë, mësuesit dhe banorët pranë.

Në Shqipëri 39 raste të raportuara të abuzimit seksual të fëmijëve të përdhunuar ndërsa udhëheq Serbia me 62 raste të raportuara të abuzimit seksual të fëmijëve të përdhunuar.

Ky raport bën fjalë për vitin 2012, e që e “mira” e vetme në mes të këtyre të këqijave është se në Kosovë dhe Shqipëri, për dallim nga vendet fqinje, nuk kishte raste të abuzimit seksual të fëmijëve nga ana e familjarëve.

Por siç e dimë, për shkak të mentalitetit, frikës dhe injorimit nga shoqëria mund të ketë edhe shumë raste të tjera por që nuk janë lajmëruar në polici apo organe tjera.

Statistikat e Policisë së Kosovës tregojnë për një numër përafërsisht konstant të rasteve të abuzimit seksual me fëmijët nën moshën 16 vjeçare në këto tri vitet e fundit. Kështu në vitin 2011 Policisë i janë paraqitur 52 raste të abuzimit seksual me fëmijë, në vitin 2012 janë paraqitur 43 raste ndërsa vetëm në periudhën janar – prill të këtij viti janë paraqitur 15 raste të abuzimit seksual me fëmijë.

Mobi Casa

Edhe Institucioni i Avokatit të Popullit në bashkëpunim me Save the Chidren International, vitin e kaluar ka zhvilluar hulumtimin me temë “Shfrytëzimi seksual i fëmijëve në Kosovë”, hulumtim ky që ka përfshirë analizën e kësaj problematike për periudhën kohore 2008-2011. Objekt i këtij hulumtimi kanë qenë politikat dhe praktikat e veprimit në fushën e parandalimit dhe mbrojtjes së fëmijëve nga të gjitha format e shfrytëzimit seksual, të përcaktuara me nenet 18-23 të Konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Fëmijëve nga shfrytëzimi dhe keqtrajtimi seksual. Sipas këtyre neneve, shfrytëzimi seksual i fëmijëve nënkupton: keqpërdorimin seksual (neni 18), prostitucionin e fëmijëve (neni 19), pornografinë e fëmijëve (neni 20), dhe pjesëmarrjen e fëmijëve në shfaqje pornografike (neni 21).

Të dhënat e nxjerra nga ky hulumtim kishin treguar se kryesisht viktima të shfrytëzimit seksual janë fëmijët që vijnë nga mjedise të varfra dhe me gjendje të rëndë ekonomike. Ata janë kryesisht fëmijë që kanë braktisur shkollën apo jetojnë në familje të paarsimuara dhe ku ushtrohet dhunë. Numri më i madh i fëmijëve viktima të shfrytëzimit seksual janë vajzat, por nuk përjashtohen rastet kur edhe djemtë bëhen pre e kriminelëve që shfrytëzojnë seksualisht fëmijët.

Hulumtimi gjithashtu pat nxjerrë në pah mangësive në funksionimin e disa institucioneve shtetërore, organeve dhe organizatave që në punën e përditshme merren me problemin e shfrytëzimit seksual të fëmijëve, mungesën e një sistemi efektiv të mbrojtjes së fëmijëve, mungesën e ligjeve kualitative , si dhe mungesën e mbrojtjes efektive të të drejtave të fëmijëve, me theks të veçantë, mbrojtjes e parandalimit të shfrytëzimit seksual të tyre.

Ç’thonë statistikat e tre vjetëve të fundit

Statistikat e Policisë së Kosovës tregojnë për një numër përafërsisht konstant të rasteve të abuzimit seksual me fëmijët nën moshën 16 vjeçare në këto tri vitet e fundit. Kështu në vitin 2011 Policisë i janë paraqitur 52 raste të abuzimit seksual me fëmijë, në vitin 2012 janë paraqitur 43 raste ndërsa vetëm në periudhën janar – prill të këtij viti janë paraqitur 15 raste të abuzimit seksual me fëmijë.

Kosova – pas Serbisë e para Shqipërisë

Kosova zë vendin e dytë me më së shumti raste të abuzimeve seksuale me fëmijët, pas Serbisë e cila ishte e para dhe para Shqipërisë që ishte renditur si e treta.

E mira – ndër të këqijat

E “mira” e vetme në mes të këtyre të këqijave është se në Kosovë dhe Shqipëri, për dallim nga vendet fqinje, nuk kishte raste të abuzimit seksual të fëmijëve nga ana e familjarëve./zeri/