Fundamenti

Serbët e Ranillugut me dëshirë marrin patentë shoferin e MPB-së

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Qytetarët e Ranillugut dhe të Kamenicës kanë krijuar invazion të madh për të marrë patentë shoferët kosovarë. MPB është në pritje të verifikimit të patentë shoferëve derisa serbët e këtyre qyteteve kërkojnë që të lëvizin pa tabela.

Serbët e Ranillugut dhe të Kamenicës janë dorëzuar pas afateve të fundit që ka dhënë Ministria e Punëve të Brendshme për tu siguruar me leje të vozitjes dhe të tabelave kosovare. Banorët serb të këtyre dy qyteteve kanë krijuar invazion gjatë aplikimit të këtyre dokumenteve dhe sipas Lulzim Canajt nënkryetar komune për komunitete serbët e Ranillugut kanë kërkuar nga zyrtarët e MPB –së që tu mundësohet atyre kalimi nëpër Kosovë pa tabela ose me kopje të dokumenteve.

Në një debat të organizuar në mes të banorëve të Ranillugut dhe zyrtarëve të MPB-së qytetarët serb kanë shprehur ankesa para zyrtarëve Rifat Limani-shef i divizionit në departamentin për regjistrim të automjeteve dhe patentë shoferëve, Imer Thaqi-shef i divizionit për siguri në bashkësi në Ministrin e Punëve të Brendshme, kap. Ismail Fejzullahu komandant regjional i njësisë së Trafikut, Lulzim Fushtica- këshilltar nacional i programit ICITAP për siguri në bashkësi, Nebojsha Popoviq- komandant i stacionit të policisë në Ranillug dhe Nikolla Pajoviq-asistent i programit për mbrojtje të bashkësisë.

Edhe pse ankesat e banorëve kanë qenë kryesisht teknike dhe procedurale në këtë debat serbët janë shprehur të gatshëm që të pajisen me dokumentet e shtetit të Kosovës.

KKGJILAN

Megjithatë kërkesë kryesore e serbëve të Ranillugut ka qenë që patentat e Serbisë mos tua marrin shteti i Kosovës,ose të paktën t`u mundësohet që me fotokopje të lëvizin nëpër Kosovë dhe andej Serbisë,,derisa të pajisen me dokumente të Kosovës.

Por ky propozim nuk ka gjetur përkrahje nga zyrtarët e MPB-së të cilët kanë thënë se verifikimi i dokumenteve nga Serbia donë kohë dhe lejet e vozitjes, por edhe tabelat të lëshuara në Vranjë apo gjetiu pritet të verifikohen një nga një.

Kjo sipas zyrtarëve të MPB-së merr kohë sepse gjatë verifikimit janë hasur tabela dhe leje fallse .Zëvendës kryetari i komunës Titomir Steviq, ka shprehur kënaqësinë dhe ka falënderuar mysafirët që kanë informuar qytetarët lidhur me problemet ekzistuese rreth regjistrimit të automjeteve dhe ndërrimit të patentë shoferëve.

“Përmes të këtij debati, vetë qytetarët kanë pasur mundësin që të parashtrojnë pyetje, të japin propozime dhe të paraqesin problemet e tyre rreth situatës ekzistuese me tabelat e regjistrimit dhe patentë shoferët” ka thënë Steviq. /rajonipress/