UBT

Serbët e Gjilanit masovikisht marrin tabelat e Kosovës

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Në qendrën e kontrollimit teknik “Kamberi” nga 35 vetura në ditë të serbëve regjistrohen me tabela të Kosovës tha Sabri Kamberi.

Serbët e Gjilanit në mënyrë masive janë duke i regjistruar veturat e tyre me tabela të Kosovës. Qindra vetura që deri dje ishin GL tani më janë zëvendësuar me tabela të Kosovës.

Sabri Kamberi pronar në qendrën e kontrollimit teknik “Kamberi” tha se çdo ditë regjistrohen nga 35 vetura të serbëve.”Kemi numër edhe më të madh ,por për shkak të kufizimit që ka bërë Ministria e Punëve të Brendshme ,ne jemi të detyruar që të regjistrojmë me numër të kufizuar” tha Kamberi.

Mobi Casa

Serbët e Gjilanit duke përfshirë edhe fshatrat Kufcë,Shillovë, Pasjan etj, çdo ditë u drejtohen qendrave të kontrollimit teknik. Aca Vasiq serb nga Kufca tha se regjistrimin e veturës e bënë për çështje të lëvizjes.”Ne jemi bllokuar tash e sa vite me tabelat e vjetra. Dëshirojë edhe unë si të gjithë të tjerët të lëvizë lirshëm nëpër Kosovë. Nuk kam as presion apo diçka tjetër,thjeshtë regjistrimin e bëjë në mënyrë vullnetare” tha Vasiq.

Kurse mjeku Mitko Elkav serb nga Kufca tha se i vjen keq që pas 13 vitesh duhet ta regjistroj veturën me tabela të Kosovës.”Ndoshta është dashur më herët ta kryejmë këtë procedurë,por ja na duhet tani kur na janë grumbulluar edhe borxhet, duke përfshirë tatimin në pronë,bërllokun dhe ujin./rajonipress/

Mund të ju interesoj: