AR Katana

Serbët e Anamoravës nuk e përfillin vendimin e MPB

Serbët e Anamoravës nuk e përfillin vendimin e MPB

Gjilan – Serbët e Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë nuk e kanë përfillur vendimin e Ministrisë së Brendshme të Kosovës, që i obligon ata t’i ndërrojnë targat e vjetra serbe me RKS ose KS.

Pak qytetar serb e kanë respektuar vendimin e MPB që të mos qarkullojnë me targa të vjetra pas datës 1 qershor. Edhe pse janë vërejtur më pak vetura me tabela GL, megjithatë ka pasur sërish vetura me tabela të vjetra në komunikacion.

Edhe në rrugët e Kamenicës janë parë sërish automjete serbe duke lëvizur me targa “GL”.
Qytetarët serbë të Kosovës, për më shumë se dhjetë vjet i kanë përdorur targat e vjetra të automjeteve të ish-Jugosllavisë. Ministria e Brendshme kishte paralajmëruar ata, se nga 1 qershori nuk mund të lëvizin me ato targa në rrugët e Kosovës, në të kundërtën do t’i konfiskoheshin.

Mobicasa

Vendimi për targat është pjesë e marrëveshjes për lëvizje të lirë, të arritur në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./rajonipress/radiopremiera/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.