United Hospital

Serbë të uniformuar terrorizojnë dy vëllezër shqiptarë në Buhiq të Preshevës

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Në fshatin Buhiq të Preshevës sot persona të uniformuar serb, që dyshohet se janë pjesëtarë të xhandarmerisë serbe kanë shtënë në drejtim të dy vëllezërve Sokol dhe Izet Beqiri. Lajmi bëhet i ditur nga “Presheva Jonë”, e cila ka raportuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.00 kur dy vellëzërit që kishin shkuar për të prerë drunj në fshatin malor Buliq janë hasur nga dy të uniformuar, të cilët kanë drejtuar armët dhe më pas kanë vrarë qenin e dy vëllezërve.

“Njëri nga këta dy persona me uniformë ushtarake tërë kohën e kishte mbajtur pushkën të kthyer në drejtim të dy vëllezërve duke lëshuar sharje të rënda në drejtim të tyre. Më pas të dy kishin hipur në një makinë të tipit Mercedes me targa të Bujanocit dhe ishin larguar, thekson portali.

ARKATANA

Dy vëllezërit menjëherë i janë drejtuar nën-stacionit policor në Buhiq ku kanë dhënë deklaratat për incidentin, pastaj iu janë drejtuar me informatë edhe Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Preshevë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.