Sensacionale – Granit Xhaka uron Xherdanin: Vëlla, paç fat te Interi

Duket se saga transferuese e Xherdan Shaqirit te gjiganti italian, Interi po vjen drejt fundit.Eshtë faqja zyrtare te Granit Xhakës me 64 mijë fansa që ka publikuar një urim në emër të lojtarit shqiptar që përfaqëson Zvicrën.
Nga mënyra e shkrimit është e qart që Granit Xhaka e ka shkruar vet këtë postim, teksa edhe lokacioni është nga Gjermania.
“I uroj fat vëllaut tim, Xherdanit, në skuadrën e tij të re së fundmi FC Internazionale Milani sepse ai meriton gjithçka. Paç fat vëlla dhe sa më shumë gola dhe suksese në këtë hap të ri tëndin. GX”, u shpreh Xhaka në Facebook, transmeton Telegrafi.
Interi thuhet se po pret përgjigijen e Bayernit për ofertën dhe për të arritur marrëveshjen zyrtare në orët në vijim, pasi vet Xherdani tashmë e ka marrëveshjen për kontratën me gjigantin italian. /Telegrafi/