Uji Dea

Senatori Johnson thotë se SHBA’ja përkrah të gjitha përpjekjet për paqe të qëndrueshme në rajon

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur senatorin amerikan Ron Johnson, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë në përpjekjet për të mbyllur çështjet e hapura në mes të vendeve të rajonit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Duke e falënderuar senatorin Johnson, kreu i shtetit theksoi se po punon për arritjen e një marrëveshjeje që do të ketë efekte pozitive për rajonin.

“Marrëveshja do të jetë e vështirë të arrihet”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se nëse arrihet, ajo do të jetë plotësisht në përputhje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me BE’në, si dhe do të jetë marrëveshje e zbatueshme.

Në anën tjetër, senatori Johnson u shpreh i kënaqur me zhvillimet në rajon.

Uji Dea

“Shtetet e Bashkuara përkrahin të gjitha përpjekjet për paqe të qëndrueshme në rajon”, u shpreh senatori Johnson.

Thaçi shtoi se është me rëndësi që të gjithë liderët e rajonit po angazhohen të marrin vendime që janë në të mirë të shteteve të tyre, edhe nëse këto nuk janë vendime popullore.

Duke folur për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Thaçi u shpreh se po “eksplorojmë të gjitha mundësitë për marrëveshje” dhe shtoi se marrëveshja do të jetë në “të mirë të vendit, të rajonit dhe në pajtim me SHBA’në dhe BE’në. Në interes të vendeve tona dhe të investimeve perëndimore në rajon”.

“Në fund, do të jenë qytetarët ata që do ta thonë fjalën e fundit për marrëveshjen”, përfundoi Thaçi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.