Fundamenti

Sëmundja e Parkinson vjen edhe nga frutat dhe perimet

/ 5 minuta lexim

Mbi njëqind studime sugjerojnë një asocim mes ekspozimit ndaj pesticideve, herbicideve dhe insekticideve dhe sëmundjes së parkinsonit. Hulumtimi italian e mbështet këtë hipotezë.

Sëmundja e Parkinsonit mund gjithashtu të vijë nga bujqësia dhe produktet e saj të cilat përfundojnë çdo ditë në tavolinat tona: ekspozimi ndaj pesticideve, herbicideve dhe insekticideve në fakt ishte i lidhur me një rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjes së parkinsonit.

Kjo është ajo që del nga një studim prej më shumë se 100 hulumtimesh, të kryera nga shkencëtarët e Fondacionit IRCCS në Pavia, në bashkëpunim me Qendrën e Sëmundjeve në Milano, koordinuar nga Dr Gianni Pezzoli.

Dr. Emanuele Cereda, autori kryesor i studimit, dhe kolegët e tij kanë analizuar 104 studime që kanë ekzaminuar lidhjen mes ekspozimit ndaj pesticideve, herbicideve, insekticideve dhe tretësve me rrezikun e zhvillimit të sëmundjes Parkinson – veçanërisht ata që punojnë në bujqësi. Në analizë janë përfshirë edhe studime të cilat vlerësojnë afërsinë e ekspozimit, si për shembull tek ata persona të cilët jetojnë në afërsi të fushave, që punojnë në afërsi të tyre dhe që pijnë ujë çezme.

Studimi, i botuar në Neurologjia, revista mjekësore e Akademisë Amerikane të Neurologjisë, tregoi se ekspozimi i përsëritur ndaj këtyre substancave toksike ka rritur rrezikun e zhvillimit të sëmundjes Parkinson me 33 deri në 80 përqind. Në disa studime të kontrolluara, ekspozimi ndaj pesticideve të caktuara ishte i lidhur dyfishimin e rrezikut të zhvillimit të sëmundjes.

“Nuk kemi hetuar nëse lloji i ekspozimit, raste të tilla si thithja ose absorbimi nëpërmjet lëkurës ose mënyra të aplikimit të tilla si spërkatje ose përzierja, influencojnë rrezikun ndaj Parkinson-it – tha Dr Cereda – megjithatë, studimi ynë tregon se rreziku rritet me rritjen e kohës së ekspozimit ndaj këtyre kimikateve.”

Mobi Casa

Nevoja për të patur një bujqësi që nxit më tepër sasinë e prodhimit sesa cilësinë ka bërë që përdorimi i kimikateve në fusha ka arritur përmasa të pakontrollueshme, pa marrë parasysh se çdo gjë transmetohet në mjedis dhe më tej kthehet tek njeriu në mënyra të ndryshme dhe forma të fshehura: në ushqimet që përfundojnë në tavolinat tona, tek ujin e pijshëm, tek ajri që marrim… Nëse ata që punojnë në bujqësi janë sigurisht më të ekspozuar, edhe ata që hanë, marrin frymë dhe pinë ujë çdo ditë – të gjithë ne – nuk jemi të mbrojtur.

Shqipëria rezulton me numrin më të lartë të personave të prekur nga sëmundja e parkinsonit.

Shqipëria ka prevalencën më të lartë në Europë për moshat mbi 60 vjeç , përsa i përket të prekurve nga Parkinsoni. Sipas mjekes neurologe Mira Rakacolli, kjo sëmundje degjenerative e trurit, e cila ka filluar të prekë edhe moshat e reja,nën 30 vjeç, shfaq dridhje të pacientit dhe ngadalësim të lëvizjeve të tij.

Parkinsoni midis njerëzve të famshëm

Në një ditë të vetme jeta mund të përmbyset si me katapultë. Edhe fiziku më shëndet-plot, befas i lëshohet pushtetit të një force të dytë brenda vetes, që nuk ruan kontroll. Kjo është sëmundja e parkinsonit. Simptomat e një patologjie që shfaqen beftas një ditë, por që avancojnë me kohën, deri në zotërimin total të komandave të trupit. Ai prek nervat e trurit deri në hipotalamus, çka shkakton kaos total në veprimtarinë dhe memorien e personit të prekur. Parkinsoni është sëmundje e të gjitha shtresave: të pasurve dhe të varfërve, prek meshkujt dhe femrat, madje edhe pse konsiderohet patologji e moshës së tretë, mund të shfaqet më herët. E konsideruar ndryshe, paralizë e lëvizshme, ajo është sot një ndër sëmundjet neurologjike më të përhapura. Të gjithë e kemi parasysh transformimin e boksierit amerikan Muhammad Ali prej kësaj sëmundjeje. Ali, një nga figurat më legjendare të sportit në botë, i shquar veçanërisht për fizikun e tij, sot vuan nga një çrregullim i madh trupor e që e bën të mos ketë më nën kontroll lëvizjet e tij, por jo vetëm.

Nën të njëjtat simptoma jeton edhe atleti i famshëm nga Zejlanda e Re, Johny Walker. Akoma më i ri në moshë, por jo më pak i famshëm, aktori Hollivudian Michael J. Fox është prekur nga parkinsoni. Ai vuan prej kësaj sëmundjeje që në vitin 1991 dhe përparimi i saj e ka bërë që të ndërpresë në mes karrierën në vitin 2000. Papa Gjon Pali II, i ndarë nga jeta disa vite më parë, vitet e fundit të jetës i ka kaluar nën lëngatën e parkinsonit. Madje në daljet e tij publike, të gjithë e kemi në kujtesë vështirësinë me të cilin ai artikulonte, jo për shkak të moshës, sa të çrregullimit parkinsonik. ( 1920 – 2005). Ish-presidenti palestinez, Yasser Arafat gjithashtu vuante nga këto çrregullime. (1929–2004). Por kujt mund t’ia merrte mendja se edhe Adolf Hitleri, njeriu që me ngulm tentoi të pushtojë botën u zaptua prej kësaj sëmundjeje. (1889 – 1945). Megjithatë, ai nuk ishte i vetmi që iu dorëzua pushtimit të një çrregullimi nervor, që nis me kufizime në lëvizje dhe artikulim, e përfundon me shkatërrimin total të trurit. Sipas te dhënave numri i njerëzve në botë me Parkinson shkon afërsisht 1 milion të prekur. Ku çdo vit diagnostikohen rreth 50 mijë raste të reja.