Selver Xhelili merr timonin e “Dritës”, premton ngritje të primatit të ekipit

Gjilan – Selver Xhelili me të gjitha votat pro nga kryesia e klubit futbollistik “Drita” është zgjedhur kryetar i këtij klubi. Xhelili për rajonipress tha se kjo detyrë më shumë është përgjegjësi se privilegj dhe shtoj se do të japi maksimumin që “Drita” të ecë mbarë dhe të luftoj për titull vitin e ardhshëm.
Selver Xhelili ka marrë të gjitha votat e kryesisë së klubit futbollistik “Drita” për të udhëhequr me këtë klub në edicionet e ardhshme, raporton rajonipress.
Xhelili si kryetar i klubit tha për rajonipress se këtë post nuk e sheh si privilegj, por si përgjegjësi. “Unë nuk i iki përgjegjësive dhe së bashku me kryesinë e klubit, tifozët do të punojmë për ditët më të mira të “Dritës” tha Xhelili.
Xhelili tha se si kryetar i klubit do të jetë modest në mesin e më të mirëve derisa ka premtuar që ta avancojë primatin e këtij klubi që dikur krenohej e tërë Anamorava. “Besoj se “Drita” do të vendoset në binarë të shëndoshë dhe vitin tjetër do të luftojmë edhe për titull. “Drita” meriton një primat çfarë e ka pasur në të kaluarën sepse ajo ka një traditë të shkëlqyeshme të cilën nuk guxojmë ta humbasim” tha Xhelili./rajonipress/