ARKATANA

Selver Xhelili i jep forcë e zemër PDK-së në Gjilan, paralajmëron kthesë pozitive në këtë subjekt politik

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Selver Xhelili nga sot është kyçur në PDK e Gjilanit duke i dhënë një shtytje të madhe këtij subjekti politik. Xhelili pritet ta bëjë kthesën e madhe pas një përvoje të gjatë në politikë. Ky vendim, sa do që ishte i vështirë për mua, ai erdhi i menduar mirë, për të marrë riskun tim, në duart e mia dhe në këtë drejtim për t’i realizuar qëllimet e veprimtarisë jetësore ka thënë Xhelili në prag të aderimit.

Postimi i plotë i Selver Xhelilit:

ARKATANA

Fillon rrugëtimi im politik me PDK-në
Të dashur familjarë, miq, shokë dhe afaristë të biznesit tim!
Sot, unë mora një vendim të ri, për të rrugëtuar në sferën politike, që t’ju them të drejtën, nuk e kisha edhe aq lehtë.
Ky vendim, sa do që ishte i vështirë për mua, ai erdhi i menduar mirë, për të marrë riskun tim, në duart e mia dhe në këtë drejtim për t’i realizuar qëllimet e veprimtarisë jetësore.
Pavarësisht se këtë rrugëtim nuk do ta kem të shtruar me lule, do të angazhohem që misionit tim politik t’i dal zot, kuptohet më ndihmën e shokëve dhe miqve të mi, të cilët deri tani më kanë shikuar nga një kënd tjetër të afarizmit dhe biznesit.
Të nderuar e shumë të respektuar familjarë, miq, shokë e dashamirë, ky vendimi im, nuk ka për t’ju zhgënjyer kurrë, gara ime në politikë, sa do që do të jetë një betejë e vështirë e në një mision jo aq të lehtë, jam i bindur thellë se do t’ia dalim në saje të vullnetit e dashurisë, që kishim dikur nëpër misione të tjera, këtë e them me krenari, duke besuar në vete dhe në ekipin tim.
Në këtë drejtim, një falënderim i veçantë shkon për familjarët e mi, të cilët gjithmonë më kanë përkrahur dhe mbështetur pa rezervë dhe pse përkushtimi për vajzat dhe bashkëshorten time nuk ka munguar asnjëherë, për çka i falënderoj nga zemra.
Arsyeja pse vendosa të merrem me politikë dhe të rreshtohem përkrah Partisë Demokratike të Kosovës, është si vijon:
E para: ish lidershipi i PDK-së, në krye me z. Hashim Thaçi dhe z. Kadri Veseli, sa isha kryetar i studentëve të Universitetit të Kosovës, çdo herë gëzoja mbështetjen e tyre për realizimin e kërkesave studentore, sidomos të atyre studentëve nga Anamorava, qoftë për rritjen e numrit në regjistrim, qoftë edhe për ngritjen e bursave dhe strehim në konvikt, pa lënë mangut edhe kërkesa të tjera, që ishin në frymën e ligjit të udhëheqjes shtetërore.
E dyta: Arsyeja pse unë me vullnet po dëshiroj të jem pjesë aktive te PDK, është programi i saj politik e pragmatik me një koncept qytetar, që e ka dëshmuar në betejat për pavarësinë e Kosovës, duke dhënë shembullin e një qeverisjeje të mirë me programe zhvillimore dhe me ngritje pagash në të gjitha nivelet e veprimtarisë shoqërore dhe politike. PDK, me lidershipin e saj, po e dëshmon edhe betejën për mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare dhe respektin për mbështetjen ndërkombëtare e sidomos për ndihmën amerikane, që nuk ka munguar asnjëherë.
E treta: Arsyeja e tretë e vendimit tim për t’u kyçur në PDK, vjen se kjo parti ka qenë gjithmonë me dyer të hapura për gjeneratat e reja, për njerëzit e rinj e kuadrot e reja garantues të sukseseve. Është e mirë dhe e besueshme kur në këtë parti ke njerëz të rinj dhe liderë të rinj siç është Memli Krasniqi, Uran Ismaili, Arben Mustafa, Abelard Tahiri e shumë e shumë të tjerë.
Pas këtyre arsyeve, s’më mbetet tjetër të them veç urimit: Na priftë e mbara me këtë rrugëtim me PDK-në në ballë. Kjo do të jetë një sfidë e rëndë e një maratonë, por me rezultate dhe aspirata, për t’u ngjitur majave të lartë e të shikosh nga lart si ke arritur, kuptohet krah për krah me bashkëpartiakë, miq e dashamirë, që ia duan të mirën Kosovës dhe proceseve të saj euroatlantike evropiane.
Qoftë një vendim i mbarë dhe i suksesshëm!
Me Ju, sinqerisht, Selver Xhelili

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.