Selver Lenjani shtrihet në spital, por nuk dorëzohet, ka një porosi për klasën politike
Gjilan – Selver Lenjani është shtruar në QKUK pas një sulmi në zemër, por thotë se ndihet më mirë. Ai sërish ka një porosi për klasën politike që mos të humbin kohë dhe të formojnë institucionet pasiqë problemi në Karaqevë nuk pret shumë.
Selver Lenjani është shtrirë në spital pas një sulmi që ka pasur në zemër. Thotë se ndihet më mirë dhe ka një falënderim të posaçëm për QKUK dhe kujdesin që ata kanë treguar ndaj tij.
Edhe pse në spital, Lenjani nuk heq dorë nga kërkesa e tij e vazhdueshme drejtuar institucioneve kosovare që të debatojnë për vijën kufitare në Karaqëvë, pasiqë ky rast nuk pret shumë. “Karaqeva është bombë e kurdisur dhe duhet shpejtuar për t`ia dhënë epilogun real. Gjeneratat e reja nuk do na i falin këtë neglizhencë dhe këtë heshtje” ka shtuar Lenjani.
Sipas Lenjanit nuk duhet pritur reagimin e Serbisë e as të faktorit ndërkombëtar për të biseduar rreth Karaqevës. “Të gjitha hartat kadastrale i kemi, e kemi hartën poseduese dhe dëshmitë e banorëve, vetëm ato duhet të jenë pjesë e bisedimeve” thotë Lenjani./rajonipress/


