Eko Higjiena

Selver Lenjani rizgjedhet kryetar i Bashkësisë Lokale në Karaqevë të Poshtme

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Selver Lenjani me vota unanime është zgjedhur sërish kryetar i këshillit të fshatit Karaqevë e Poshtme. Lenjani thotë se nuk do të pushojë për asnjë minutë në sensibilizimin e vijës kufitare në Karaqevë dhe në kërkesat e brezit kufitar për të pasur sa më shumë investime.

Selver Lenjani ka fituar edhe një mandat në krye të fshatit Karaqevë e Poshtme. Ai mori besimin e mjaftueshëm, madje siç thotë edhe shumicën absolute të votave.
“Ky është një besim i madh për mua dhe ju sigurojë se nuk do t`i zhgënjej asnjëherë banorët e brezit kufitarë. Për mua jetike është dhe mbetet kontestimi i vijës kufitare si dhe mbrojtja e jonë para ndërkombëtarëve rreth kufirit origjinal” u shpreh Lenjani.

Lenjani tha për rajonipress se do të jetë sërish një zë i fuqishëm i brezit kufitare, për të kërkuar drejtësi rreth vijës kufitare, për të kërkuar investime nga komuna e qeveria për banorët e mbetur të brezit kufitar.”Brezi kufitarë meriton një tretman më ndryshe, meriton një përkujdesje institucionale më të qëndrueshme. Pa brezin kufitar të konsoliduar nuk ka kufij stabil e as qetësi” tha Lenjani.

Fundamenti

Ndryshe ka pasur një interesim të madh në zgjedhjen e këshillave lokale. Komisioni komunal për zgjedhjen e këshillave lokale ka vazhduar me mbajtjen e kuvendeve zgjedhore nëpër lokalitete si në Koretin, Topanicë, Hodonoc, Roganë.

Kështu në Koretin kryetar është zgjedhur Sejdi Kurteshi, në Topanicë, Burhan Morina, në Hodonoc, Sinan Morina, dhe në Roganë Hamdi Kryeziu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.