UBT

Selver Lenjani ka një porosi për Alban Hysenin: Mos e degrado natyrën e bukur të brezit kufitar

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Selver Lenjani thotë se varreza masive e paraparë të ndërtohet në Stublinë e nxitë shpërnguljen e atyre pak familjeve të mbetura. Pse ta shkatërroni atë natyrë të bukur o mjerana e të paskrupullt pyet Lenjani Alban Hysenin e Arianit Sadikun.

Iniciativa e LVV në Gjilan që në fshatin Stublinë të ndërtohet një varrezë për groposjen e lopëve të ngordhura ka nxitur debate e reagime të shumta.

Jo vetëm banorët e Stublinës që e kundërshtojnë fuqishëm këtë propozim kriminal, për çka ky fshat është në përgatitje të kallëzimit penal kundër Alban Hysenit e Arianit Sadikut për veprën penale “degradimi i ambientit” , por edhe shoqëria civile dhe ata që e njohin mirë këtë fshat kanë shprehur habinë e këtij propozimi shumë të dëmshëm.

Eco Higjiena

Selver Lenjani i cili e ka mbrojtur përherë brezin kufitar dhe është insistuesi kryesor që të ruhet popullata e brezit kufitar thotë se ky propozim është qesharak dhe shumë i rrezikshëm.”Në Stublinë është turp dhe gjynah të ndërtohet kjo varrezë sepse e prishë, e shkatërron dhe degradon atë natyrë të bukur dhe atë ambient shumë atraktiv për ata që e duan natyrën. Pse ta shkatërroni atë natyrë të bukur o mjerana e të paskrupullt “, pyet Lenjani Alban Hysenin e Arianit Sadikun.

Lenjani thotë se brezi kufitar ka nevojë për investime të shëndosha dhe që janë në dobi të atij komunitetit dhe jo për ngulfatje e presione të ndryshme të cilat ndikojnë në shpërnguljen e popullatës. “Alban Hyseni mos u bënë viktimë e të tjerëve dhe largohu nga këto ide qëllimkëqija sepse mund të përfundosh në burg dhe të hysh në histori si një kryetar që qëllimisht ka shpërngulur një fshat të tërë” shprehet Lenjani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.