FIDANISHTJA

Selmanaj: Që 500 ditë Kosova nën sanksione, rezultat i qeverisjes së Kurtit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga rradhët e LDK-së, Driton Selmanaj tha se që 500 ditë Kosova është nën sanksione.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se para ardhjes në pushtet të kryeministrit Albin Kurti, ishte e paimagjinueshme të besonte dikush që ndaj Kosovës do të vendoseshin sanksione nga Bashkimi Evropian.

Tutje Selmanaj shton se ky është në fakt Albin Kurti e rezultati i qeverisjes së tij.

Postimi i plotë:

Para se të vinte Albin Kurti në pushtet, do të ishte e pa imagjinueshme të besonte dikush që ndaj Kosovës do të vendoseshin sanksione nga BE.

Eco Higjiena

Nuk janë 5 ditë, as 50 por 500 ditë që kur Kosova është nën masa sanksionuese nga vendet perëndimore, nga ato vende që dikur luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Këto vende në vitin 1999 e sulmuan dhe e bombarduan Serbinë, që kishte mbetur e izoluar dhe nën mbështetjen e dy vendeve me regjim jo demokratik, Rusia dhe Bjellorusia.

Me 2024 vendet perëndimore, përfshirë dhe SHBA-të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimin me vlera miliardëshe me Serbinë, kurse Kosova, Rusia dhe Bjellorusia gjenden në masa sanksionuese nga BE.

E rëndë, e papranushme dhe me pasoja shumë të rënda për vendin tonë.

Ky është Albin Kurti, kjo është qeverisja LVV-Guxo, ky është rezultati i tyre!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.