Fundamenti

Selimi: Vetëvendosja do konflikt vëllavrasës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, në emisionin Info Magazine, duke komentuar sulmin ndaj tij nga aktivistë të Lëvzijes Vetëvendosje ka thënë se sulmuesit i tij janë fashistë dhe terroristë.

“Aty kishin dalë në kurth nja 4 qyqana dhe me gjuajtën me vezë. Dola me bashkëshorten për të pirë kafe. Fillimi i ditës me vezë nuk ishte fort i mirë. Unë e falënderoj shumë Albinin, Shpendin edhe këta qyqana që po e tregojnë kush janë”.

“Bashkëshortja ime ka votuar për Shpend Ahmetin. Vëllai im ka punuar për Shpend Ahmetin. A duhet tash ta gjuaj me ve Shpend Ahmetin nëse nuk pajtohem me të?”, tha Selmi në Klan Kosova.

“Edhe në hasmëri me qenë kur je me bashkëshorte nuk ngucet njeriu. Këta nuk kanë traditë, nuk kanë asgjë. Këta janë fashista janë terrorista”, tha Selmi.

“Këta dëshirojnë konflikt vëllavrasës. Këtë e bëjnë vetëm grupet fashiste që dëshirojnë revolucion sepse nuk munden që të fitojnë me vota”, ka thënë zv/ministri Selimi.

Selimi: Albin Kurti do gjak

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, në emisionin Info Magazine, duke komentuar sulmin ndaj tij nga aktivistë të Lëvzijes Vetëvendosje, ka thënë se kjo lëvizje nuk do asgjë tjetër veç revolucionit.
“Këta nuk dëshirojnë debat, por dëshirojnë rrëzim të sistemit”, tha Selimi, njofton Klan Kosova.

Mobi Casa

“Këta nuk dëshirojnë debat, por dëshirojnë ose tërheqje të marrëveshjeve ose do të bëjmë gjithçka çka të mundemi, ky është kërcënim i hapur”.

“Albin Kurti do gjak”, tha Selimi.

Duke kundërshtuar pretendimet e Vetëvendosjes, Selmi ka treguar për aktivitetin e tij diplomatik.

“Unë Kosovën e mbroj në Londër, Paris e New York”.

“Si është e mundur që rreth 50 ambasadorë më japin lëvdata e këta më sulmojnë. Këta nuk e dinë që në diplomaci mund të ofendosh, shkruash letra, por edhe të bësh foto”.

“Nuk kanë vdekur njerëzit pa gjë me Serbinë, por që të krijohen institucionet e shtetit që këta i përdhosin. Politika tokësore është që BE-ja po kërkon prej neve me dialogu me kriju zgjidhje paqësore jo luftë më”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.