ARKATANA

Selimi: Më vjen keq për dhunën ndaj policisë, por nuk do të ndalemi

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, duke komentuar sulmet e protestuesve opozitarë ndaj forcave të policisë, ka thënë se i vjen keq për ato sulme, por thotë se nuk do të ndalen së protestuari.

“Jo rrallëherë kemi kërkuar nga protestuesit që të jenë pedantë. E pranoj se në protesta të tilla, sikurse ajo e së premten, nuk ka pasur pedanteri. Protesta, demonstrata është revoltë. Më vjen keq për çdo polic e protestues që lëndohet. Por kjo nuk duhet të na kthejë mbrapa”, ka thënë Selimi.

Ai më tej tha se Qeveria nuk po e mbron shtetin me këto veprime, por po e mbron pushtetin.

Selimi: Deputetët e PDK-së na thanë se Amerika do të ndërhyjë nëse bllokohet seanca

Rexhep Selimi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se opozita nuk po i bllokon seancat dhe se ajo po përpiqet ta zhbllokojë vendin nga marrëveshjet e qeverisë me Serbinë.

Ai, në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se ajo që po quhet seancë e së premtes, ishte thjeshtë “një ngjarje e jashtëzakonshme” dhe se deputetët e pozitës u kishin thënë opozitarëve se Amerika ka premtuar mbështetje me forca ushtarake vetëm që të mbahej seanca.

UBT

“Nuk ishte seancë, ishte një ngjarje e jashtëzakonshme në ambientet e Kuvendit të Kosovës dhe jashtë tij. Nuk mund të sillemi normalisht kur gjendja është e jashtëzakonshme”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.

“Përderisa brenda kishte më shumë policë sesa deputetë, nuk mund t’i thuhet seancë. Në rrethana të tilla të shtetrrethimit nuk do të mund të quhej seancë edhe nëse do të mbahej në sallën e Parlamentit, e lëre më që të mbahej në një sallë jolegale”, ka shtuar ai.

“Kolegët e PDK-së kanë thënë se seanca do të mbahet patjetër, siç thonë ata, sepse amerikanët na kanë thënë se do t’ju mbrojmë edhe me marinsa amerikanë. Jam i bindur se kjo nuk mund të jetë e vërtetë, por kështu kanë thënë ata”, ka shtuar Selimi.

Selimi ka thënë se deputetët opozitarë nuk u lejuan nga policia dhe sigurimi që të shkonin në sallën tjetër të Kuvendit, në të cilën deputetët e pozitës mbajtën “ngjarjen e jashtëzakonshme”.

“U penguam për të shkuar në sallën tjetër dhe se Policia na tha se ka takim të partive të pozitës dhe jo seancë”, ka thënë Selimi.

http://koha.net/?id=27&l=81419