ARKATANA

Selimi: Komuna e Vitisë, përfituesja më e madhe e komunave të Kosovës nga fondet e MCC-së Amerikane për kokë banori

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim znj. Caitlin Reichart, zv. drejtoreshë në MCC-në Amerikan për Kosovë dhe Petrit Selimin, Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit të Mileniumit të Kosovës (MFK). Gjatë këtij takimi u bë me dije se së shpejti pritet të filloj implementimi i projektit për subvencionimin e shtesave për efiçencë të energjisë në ndërtesat e banimit.

Në kuadër të këtij projekti Komuna e Vitisë, do të përfitojë mbështetje financiare për riparimet e 3 ndërtesave banesore me qëllim të përmirësimit të masave për efiçiencë të energjisë në sektorin rezidencial, përmes Programit “Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë-SEEK” të MFK-së.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në këtë takim theksoj se ky projekt ka një rëndësi të veçantë për këtë komunë, pasi që fondet vijnë nga një shtet mik i Kosovës.
“Më të vërtetë ky projekt ka një rëndësi shumë të veçantë, jo vetëm për faktin që është në interes të qytetarëve vitias, por që fondet e saj nga bashkë participimi vijnë prej popullit amerikan, një popull që gjithmonë ka qenë dhe është përkrah vendit tone”, u shpreh Haliti.

Kurse Petrit Selimin, Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit të Mileniumit të Kosovës, theksoi se kjo komunë, ka përfituar më së shumti nga fondet e MCC-së Amerikan, duke e llogaritur shumën për kokë banori.

Selimi tha se me këtë projekt dhe punët që do të bëhen në banesat kolektive do të bëhet zvogëlimi i përdorimit të energjisë dhe kjo sipas tij do të ndikoj pozitivisht në mjedis dhe në jetën e qytetarëve.

FITORJA

Ndërkaq znj. Caitlin Reichart, zv. drejtoreshë në MCC-në Amerikan për Kosovë, u shpreh shumë e lumtur që është duke punuar në Kosovë, dhe që sot ka vizituar komunën e Vitisë, për të cilën sipas saj ajo ka dëgjuar shumë fjalë të mira për qeverisjen komunale ne krye me z. Haliti.

Znj. Reichart gjithashtu tha se pret me padurim që të fillojnë implementimin e këtij projekti shumë të rëndësishme në këtë komunë.

Kurse bëhet me dije se me këtë projekt do të bëhen intervenime të mëdha në tri ndërtesa kolektive në qytetin e Vitisë, si në renovimin e fasadës së jashtme, ndërrimin e dritareve dhe dyerve të jashtme, termoizolim të objekteve përfshirë edhe kulmet, investim në ngrohje qendrore si dhe në ndriçim efecient.

Gjithashtu u bë me dije se në kuadër të këtij projekti në një objekt kolektiv në Viti pritet të vendosën edhe panele diellore që do të ulë konsumin e shfrytëzimit të energjisë.

Përndryshe në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Besnik Imeri, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim dhe Xhelal Musa, Zyrtar komunal për efiçiencë të energjisë dhe koordinator i projektit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.