FITORJA

Selimi: Akuzë politike për deputetët e VV-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është duke u mbajtur seanca kundër deputetëve të Vetëvendosjes, të cilët akuzohen për sulm fizik ndaj kolegut të tyre nga PDK-ja, Bekim Haxhiu.

Para trupit Gjykues, dëshminë e tij e ka dhënë i akuzuari Rexhep Selimi i cili tha se rasti për të cilin akuzohet nuk është konflikt fizik, por që ngritja e rasteve ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje sipas tij është e motivuar politikisht.

“Unë konstatoj se as rasti mes meje dhe Latif Gashit dhe rasti mes meje dhe Bekim Haxhiut nuk ka qenë konflikt fizik, madje duhet të theksoj se ka pasur raste të mëhershme të konflikteve fizike mes deputetëve dhe Prokuroria nuk ka ngritur asnjë rast. Prandaj, ngritja e rasteve ndaj deputetëve të VV-së është i motivuar politikisht dhe ka qëllime politike. Shpresoj që gjykata të arrijë t’i shmanget ndikimit të Prokurorisë”, tha Selimi.

Mobi Casa

Të akuzuar për këtë rast janë deputetët Rexhep Selimi, Visar Ymeri, ish deputeti Florin Krasniqi si dhe Besart Bujupi.

Këta akuzohen se më 28 qershor të vitit 2012 kanë rrahur deputetin Bekim Haxhiu-Kamishi.

Ftesës së Gjykatës nuk iu ka përgjigjur deputeti Visar Ymeri prandaj ai është dërguar në Gjykatë me ndihmë të Policisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.