FIDANISHTJA

Seldi “ia merr bukën” Sinanit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Megjithëse dikur miq dhe bashkëpunëtorë, tani janë bërë konkurrentë të fortë të turbo folkut.

Seldi Qalliu konkurron ish-bashkëpunëtorin e tij Sinan Hoxha, në territorin e këtij të fundit, që është pikërisht muzika turbo folk.
Pak ditë më parë, Seldi ka publikuar duetin me këngëtaren nga Kosova, Mimoza Shkodra., që është e njohur për publikun me këngët e saj, të cilat i përkasin rrymës muzikore turbo folk.

FITORJA

Seldi, i cili hyri në tregun muzikor si këngëtar i zhanrit pop, tashmë më shumë se kurrë është bërë përfaqësues i muzikës turbo folk, sidomos në saje të bashkëpunimeve të njëpasnjëshme me Sinan Hoxhën, me këngë si: “Adrenalina”, “Biondina” apo “Kuq e zi”.

Çfarë duket qartë është ndryshimi prej 180 shkallësh i muzikës që performon Seldi Qalliu, që mesa duket pasi studioi tregun, kuptoi që kjo rrymë është shumë e preferuar, vlerësojnë mediat shqiptare.
Siç dihet, Sinan Hoxha është një ndër këngëtarët më të paguar të muzikës turbo folk në Shqipëri. Nuk është çudi që shumat marramendëse me të cilat paguhet për një koncert Sinani, ta kenë bindur Seldin të shndërrohet në lëvrues të kësaj rryme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.