ARKATANA

Selami Xhemaili, një drejtues i përkushtuar në shërbim të shëndetit publik në Gjilan

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Selami Xhemaili, është një emër i njohur në jetën institucionale dhe politike në Gjilan, vjen nga një familje me traditë atdhetare, duke u dalluar ndër vite për përkushtimin dhe besnikërinë ndaj angazhimeve të tij publike. Që nga fazat e hershme të organizimit politik, ai i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), duke mbetur një ndër bashkëpunëtorët e vazhdueshëm dhe aktivë si në strukturat partiake, ashtu edhe në institucionet lokale.

Në një kohë kur institucionet publike shpesh sfidohen nga mungesa e besimit dhe komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, figura e Selami Xhemailit spikat si një model i rrallë i një zyrtari të përkushtuar, të drejtë dhe thellësisht njerëzor.

I njohur për qasjen e tij të balancuar, vlerësimet e drejta dhe etikën e lartë profesionale, ai ka arritur të ndërtojë një raport të veçantë me qytetarët, një raport të bazuar në respekt, dëgjim dhe përgjegjësi. I dashur dhe i kërkuar në çdo situatë ku nevoja kërkon zgjidhje, Xhemaili mbetet një shembull i komunikimit të kulturuar dhe i një edukate institucionale që lë gjurmë, duke e bërë atë një nga zërat më të besueshëm dhe më të vlerësuar në administratën lokale.

Edhe sa ishte në krye të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan, Xhemaili ka dëshmuar një qasje profesionale dhe të përgjegjshme në menaxhimin e sektorit të ndjeshëm të shëndetësisë. Kjo drejtori, veçanërisht gjatë dy viteve të fundit të përballjes me pandeminë, ishte vlerësuar për performancën dhe efikasitetin e saj në menaxhimin e situatave sfiduese.

Hidromorava

I njohur për korrektësinë, komunikimin e hapur me publikun dhe përkushtimin e vazhdueshëm në terren, Selami Xhemaili ka ndërtuar profilin e një drejtuesi praktik, i cili nuk mbetet vetëm në zyrë, por është i pranishëm aty ku nevoja është më e madhe.

Angazhimi i tij i drejtpërdrejtë me qytetarët dhe institucionet shëndetësore ka ndikuar në rritjen e besimit dhe përmirësimin e shërbimeve për komunitetin.

Me një qasje të strukturuar dhe një etikë të lartë pune, Xhemaili vazhdon të mbetet një nga figurat kyçe në administratën lokale, duke kontribuar në forcimin e sistemit shëndetësor dhe mirëqenies sociale në Gjilan./rajonipress/