Selami Osmani- Bezi ishte zemra e Dritës dhe humanist i shquar
Gjilan – Selamiu ishte njeri model, me familje të shkëlqyer. Propozoj post-mortum që Ministria e Sportit ta nderoj me mirënjohje dhe Drita e Gjilanit të krijoj një shkollë sportive me emrin e tij pse jo nesër kur të jenë mundësitë të jetë edhe stadiumi i Dritës me emrin e legjendës Selami Osmani ka shkruar Erald Selca.
Sot kur Kosova kjo pjesë e Shqipërisë është e pranuar në UEFA dhe FIFA ky shtet i brishtë domosdo do duhej të kujtonte edhe për ata që e mbajtën sportin gjallë në Kosovë në vitet e okupimit dhe pasluftës. E një nga ata heronj që tashmë i ndjerë është i madhi gjilanasi shqiptari i madh humanisti e njeriu i vlerave Selami Osmani – Bezi të cilin kam pas nderin ta njoh nga afër pasi edhe unë dhe familja ime në vitet 90-ta kemi kontribuar për sportin.
FFK- dhe Ministri Kujtim Shala do duhej të kujtonin Bezin këtë ikonë legjendë të Dritës dhe sportit mbarëkombëtar këtë donator kryetar, humanist dhe njeri par exellenxe.
Selami Osmani-Bezi pjesën më të madhe të jetës ja kushtoi futbollit Dritës së tij tifozerise qytetarisë njeri modest. Duhet mësohemi si shoqëri të kujtojmë vlerat Bezin, Mexhit Devajen, Xhevdet Gashin Galanin etj mijëra punëtor sportiv ata nuk ecën në kopsht me lule, por vështirësitë i tejkaluan me punë dhe pasion.
Selamiu ishte njeri model, me familje të shkëlqyer. Propozoj post-mortum që Ministria e Sportit ta nderoj me mirënjohje dhe Drita e Gjilanit të krijoj një shkollë sportive me emrin e tij pse jo nesër kur të jenë mundësitë të jetë edhe stadiumi i Dritës me emrin e legjendës Selami Osmani ka shkruar Erald Selca. /erald selca/rajonipress/


