KKGJILAN

Selami Kurteshi mjeku shembull – model, me disiplinë e profesionalizëm

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Selami Kurteshi me profesion është anesteziolog në spitalin e Gjilanit ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë edhe kryetar i sindikatës së Spitalit të Gjilanit, shef në mjekimin intensiv dhe zëdhënës i spitalit. Ka një kulturë, disiplinë dhe përgjegjësi të lartë profesionale. Thotë se çdo punë dhe angazhim e bënë me përkushtim dhe ndërgjegje të lartë. Selami Kurteshi është modeli i mjekut modern ku në fokus gjithmonë mbetet pacienti dhe ata që e kërkojnë ndihmën prej tij.

Anesteziologu Selami Kurteshi padyshim është ndër mjekët më profesionalisht të ngritur në rajon, një kuadër që gjithmonë prioritet e ka kujdesin ndaj pacientëve. Është shumë i përgjegjshëm në punën e tij dhe pothuajse shumë human, në çdo rast që e kërkon nevoja.

Selami Kurteshi është modeli i mjekut që i duhet çdo spitali sepse kultura e tij dhe disiplina e tij profesionale janë të nevojshme dhe të domosdoshme për çdo kuadër mjekësor.

Ka udhëhequr shumë pozita në spitalin e Gjilanit duke filluar si kryetar i sindikatës së spitalit, shef në mjekimin intensiv dhe zëdhënës i spitalit.

Mobi Casa

Është tepër modest dhe madje ngurron të flas për vetën, por gjatë bisedës ai shpreh kurajën e tij që të mendojë përherë vetëm për nevojat që kanë pacientët.”Unë çdo punë e bëjë me përgjegjësi dhe ndershmëri. Gjithmonë më intereson gjendja e pacientit dhe ka raste kur dal orar e pa orar vetëm me përcjell gjendjen e pacientit. Jam shumë i lumtur që për këto vite të punës kam shërbyer me nder dhe isha gjithmonë në shërbim të pacientëve” shprehet Kurteshi.

Ndryshe Selami Kurteshi ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, pastaj ka mbaruar specializimin tek Klinika e Anesteziologjisë me Mjekim Intensiv – Prishtinë, si Specialist – Aneziolog Intenzivist dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca Ndërkombëtare dhe Kombëtare Shkencore dhe Trajnime profesionale.

Pak kohë ka punuar edhe në spitalin gjerman Südharz Nordhausen-Germany( Südharz Klinikum Nordhausen – Anästhesie und operative Intensivtherapie), ku ka marr përvojën e duhur në fushën e tij specialistike./rajonipress/