Sekuestrohen 170 kg drogë në portin e Durrësit

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është sekuestruar të dielën në orët e vona të mbrëmjes në portin e Durrësit.
Sipas policisë së këtij qyteti bëhet fjalë për 170 kg drogë e llojit kanabis sativa, e cila është sekuestruar nga policia kufitare e emigrimit në port.
Lënda narkotike ishte fshehur në një kamion frigorifer, me targa AA 913 DI, pak para se mjeti të ngarkohej në tragetin e linjës Durrës-Bari.
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit Bardhyl Dumi, 45 vjeç nga Tirana. Ndërkaq vijojnë hetimet për zbardhjen e emrave të personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar të drogës. /Telegrafi/