UBT

Sekreti i serialeve turke?

/ 2 minuta lexim

Në një reportazh të “France Press”, theksohet se serialet turke po thyejnë rekorde shikueshmërie në Lindjen e Mesme, Ballkan dhe në Azinë Qendrore, ku transmetohen edhe telenovela latine.

Interesant është edhe fakti se Turqia radhitet e dyta sa i përket prodhimit të serialeve televizive, pas SHBA-ve që mbajnë vendin e parë. Producenti Fatih Aksoi beson se sekreti i suksesit të serialeve turke qëndron në produksionin cilësor dhe dëshira e audiencës që i pëlqejnë dramat e ndryshme, seriale për heronj dhe ngjarjeve të ndryshme në Perandorinë Osmane.

Mobi Casa

“Serialet tona prodhohen mirë dhe i përgjigjen sensibilitetit tonë”, transmeton “Shekulli” deklaraten e Askoi, i cili është kreu i kompanisë së produksionit “Medijapim”. Serialet amerikane siç thotë ai, tregojnë vetëm aksione, derisa tek serialet turke ka aksione por theksi është i vendosur tek jeta e heronjve. Skenaristët turk shkruajnë versione lokale të serialeve popullore amerikane, siç janë “Grey’s Anatomy” ose “Desperate Housewives”.

Turqia në vitin 2011 ka shitur mbi 10.500 orë programe serialesh të cilën e kanë shikuar rreth 150 milion njerëz në 76 vende. Të ardhurat nga serialet ishin 68.000.000 dollarë. Produksionet, në përputhje me normat e Këshillit Audiovizuel, refuzojnë çdo gjë që mund të ndikojë keq në perceptimet morale tek të rinjtë. Për këtë qëllim në serialet turke, për shembull, nuk tregohen skena eksplicite dashurie. /Indeksonline/