ARKATANA

Sekreti i opozitës për seancën e nesërme

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nesër, është planifikuar të mbahet seanca e radhës plenare e Kuvendit të Kosovës, të cilën Kryesia e ka caktuar për në orën 10. Se a do të arrihet të diskutohen 28 pikat e planifikuara të rendit të ditës mbetet sekret, ashtu si edhe veprimet e Opozitës për nesër.

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka thënë për Gazetën Express, se janë shumë sekrete veprimet e nesërme që do t’i ndërmarrë Opozita në seancë.

“Është shumë sekret. Nuk janë gjëra që tregohen”, ka thënë për Express Selimi.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar seancën e radhës plenare të Kuvendit për të hënën, në orën 10.

Fundamenti

Ndërkohë, opozita ka dhënë sinjale që nuk do ta lejojë mbajtjen as të kësaj seance, por askush nuk ka treguar për veprimet që pritet t’i ndërmarrin tri partitë e bllokut opozitar, Vetëvendosje, AAK e Nisma për Kosovën.

Në anën tjetër, të arrestuar janë disa deputetë të këtyre partive, të dyshuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkohë, nesër pritet të miratohet buxheti i Shtetit për vitin 2016.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.