RCCOLA

Sekretet e përjetësisë

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Studiuesi amerikan John Martin Fischer është angazhuar për të gjetur përgjigje rreth botës së përjetshme. Atij i është besuar një projekt trevjeçar për të studiuar sekretet e pavdekshmërisë.

Të gjesh financime për të bërë kërkime në SHBA nuk është aspak e vështirë.

Mjafton që projekti të jetë i vlefshëm dhe shkencëtarë, kërkues, mjekë, inxhinierë, apo akademikë të disiplinave të ndryshme, mund të marrin fonde shtetërore dhe të mbështeten edhe te fondacionet private. Por 5 milionë dollarë për një filozof përbëjnë një risi edhe për botën akademike amerikane.

Janë paratë që John Martin Fischer, profesor filozofie në Universitetin e Kalifornisë ka marrë nga “Tempelton Foundation” për “The Immortality Project”, një program trevjeçar për të studiuar sekretet e pavdekshmërisë. Një investim i dukshëm që Tempelton –fondacioni filantropin me tendencë konservatore – deshi të bëjë për të gjetur përgjigjet e pyetjeve mijëravjeçare: nëse dhe në çfarë forme mbijetojnë apo mund të mbijetojnë, ndaj vdekjes së trupit; sa fakti i të besuarit te pavdekshmëria ndikon në formimin e karakterit, sjelljet dhe besimet e burrave dhe grave: sepse njerëzit priren të besojnë një jetë tjetër pas vdekjes; nëse është apo jo irracionale të dëshirosh pavdekshmërinë.

Uji Dea

Pyetje jo të thjeshta, por Fischer, që vetë e cilëson veten si njeri që nuk beson te këto gjëra mendon se në fund të projektit shumë gjëra do të marrin përgjigjen e duhur: “Njerëzit kanë menduar për pavdekshmërinë përgjatë gjithë historisë. Njerëzit e kanë të lindur nevojën për të ditur se çfarë do t’u ndodhë pas vdekjes. Një debat që ecën përpara prej shekujsh, që ka përshkruar vazhdimisht letërsisë dhe filmat fantastiko-shkencorë, dhe sigurisht teologjinë me terma të tillë si bota e përtejme, parajsa, purgatori apo karma. Por deri tani askush nuk ka ofruar një pikëpamje komplekse që mund të përfshijë, shkencën, teologjinë dhe filozofinë”.

Një pjesë e këtij projekti ambicioz do të përqendrohet tek eksperiencat e “paravdekjes”. Një numër i madh amerikanësh që kanë kaluar përmes situatave të tilla (koma apo diçka të tillë)i kanë përshkruar si tunele ku në fund ka dritë. Janë krejtësisht të ndryshme ndjesitë e japonezëve, për të cilët bota e përtejme lidhet me një kopsht të bukur. “Templeton” është një nga fondacionet më të mëdha të kërkimit për rolin e besimit në jetën e njerëzve dhe më shumë se një herë është çuar në “bankën e të akuzuarve” nga bota akademike. Si të gjitha organizatat filantropike që nuk mund të financonin aktivitete të lidhura me politikën, por kërkime të ndryshme gazetareske kanë treguar lidhje pak të qarta me grupe konservatore.

Vite më parë, “New York Times” e akuzoi për mbështetjen e kauzës “Intelligent design movement”, lëvizja e krishterë që konteston teoritë e Darvinit dhe kërkon që të hiqen nga programet mësimore në shkolla. Për “Uashington Post”, Fischer deklaroi se në kërkimin e tij nuk ka asgjë të tillë dhe se interesi i tij më i madh lidhet me jetëgjatësinë e qenieve njerëzore dhe progresit e shkencës mjekësore që i bëjnë të pashmangshme disa pyetje: çfarë mund të ndodhte nëse jetonim përgjithmonë? Çfarë roli luajnë vdekja dhe koncepti ynë për të gjatë jetës sonë? Nga mënyra se si është i përbërë truri ynë është e mundur të besosh në botën e përtejme? Përse duhet të besojmë te ferri dhe parajsa “Nuk e di nëse besoj apo jo në jetën e përtejme, por është shumë tërheqëse të mendosh se mund të jetë një zgjidhje”, thotë Fischer.

Thuajse gjysma e pesë milionë dollarëve, do të përdoret për kërkimin, ndërsa një pjesë e parave për organizmin e dy konferencave të mëdha ndërkombëtare (e para duhet të mbahet në fund të vitit të dytë të kërkimeve) dhe për të financuar një faqe interneti ku mund të ndjekësh progresin e studimeve për pavdekshmërinë në kohë reale nga çdo cep i botës. Ai i financuar nga “Templeton” nuk është i vetmi projekt i tillë. Edhe në Europë, në universitetin anglez të Birmingamit, David Cheetham dhe Yujin Nagasawa, drejtorë të “John Hick Centre; për filozofinë e besimit po punojnë për “vdekjen, pavdekshmërinë dhe jetën e përtejme”. Një projekt 2-vjeçar i financuar pjesërisht nga universiteti i Innsbruck, dhe pjesërisht nga Templeton që i ka financuar dy studiuesit me një shifër më të vogël prej 8550 eurosh.